Categories Lajme

“S’mund ti gënjejmë me…’/ ‘Shpërthen Ditmir Bushati’: Shqiptarët janë shtetformues të Maqedonisë së Veriut

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka shpërt hyer nga foltorja e Kuvendit për marrëveshjen e re të Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut, për qendrat kulturore dhe informative. Ai u shpreh se shqiptarët janë shtetformues të Maqedonisë së Veriut, dhe marrëveshjet duhet të bëhen për t’ju sjellë atyre më shumë të drejta, dhe jo qendra kulturore. Në fjalën e tij Bushati theksoi se Shqipëria ka qenë gjithmonë në krah të Maqedonisë së Veriut, duke filluar nga njohja e pavarësisë dhe deri të anëtarësimi në NATO. Bushati shprehu shqetësimin se kjo marrëveshje I trajtonte shqiptarët në shtetin fqinj si minoritet, ndryshe nga çfarë ata janë. Sipas tij këto qendra kulturore janë të pavlefshme, pasi shqiptarët atje kanë 3 universitete në gjuhën shqipe, televizione dhe mjaft mundësi të tjera kulturore. Kjo do të ishte vetëm një hap prapa për ata. “Shqetësimi im është që gabimisht mund të barazohet statusi i pakicës kombëtare, me statusin e komunitetit shtetformues të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Pozicioni i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është dallueshëm edhe ndaj shqiptarëve në Mal të Zi, Preshevë apo kudo”, tha ndër të tjera Bushati.

Pjesë nga fjala e Bushatit:

“Duhet të kemi një bashkëpunim rajonal. Shqipëria ka qenë mjaft zemërgjerë me Maqedoninë e Veriut, pasi është nnga të parat që njohu pavarësinë e saj. Angazhimi i Shqipërisë për Maqedoninë ka qenë i madh, edhe për anëtarësimin në NATO.
Shqetësimi im është që gabimisht mund të barazohet statusi i pakicës kombëtare, me statusin e komunitetit shtetformues të shqiptarëve në Maqedoni. Pozicioni i shqiptarëve është i dallueshëm edhe ndaj shqiptarëve në Mal të Zi, Preshevë apo kudo. Dokumenti të shoqërohet me një plan zbatimi të saktë. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk janë minoritet, por ia kanë dalë të vendosin veten e tyre në shtetformimin e Maqedonisë.

Ata e kanë çarë rrugën me shumë sakrifica, për gjuhën, për identitetin kombëtar. Shkupi ishte një nga vilajetet kryesore të Shqipërisë nën sundimin e osmanëve. Smund të bëjmë marrëveshje që nuk i vlejnë shqiptarëve që jetojnë atje. Nuk është cështje kulturore, është politike. Meriton trajtim politik”. Gjithashtu Bushati ka përshëndetur edhe formimin e qeverisë së re në Kosovë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME