Categories Lajme

“Jemi shënjestër e një prej fuqive më të këqija dhe djallëzore”/ Sejamini: Irani ka qëllim destabilizimin e Shqipërisë

Ditën e sotme janë publikuar nga hakerat iranianë, emaile të ish Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, me të dhëna sensitive.

Neritan Sejamini i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se të dhënat sekrete janë në duart e Iranit, një fuqie që ka për qëllim destabilizimin e vendit.

Ai shtoi se Shqipëria është në shënjestër të Iranit, për shkak se muxhahedinët që ne strehojmë, perceptohen si rreziku më i madh nga ky shtet.

Neritan Sejamini:

“Janë vjedhur të dhëna sekrete që janë në duart e një fuqie që ka për qëllim të destabilizoje Shqipërinë. Në Shqipëri janë rreth 3 mijë muxhahedinë Iranianë, që u morën për arsye humanitare. Kemi këta persona që kanë për qëllim rrëzimin e regjimit të Iranit. Në Manzë ata zhvillojnë aktivitet propagandistik. Dinamikat kundër regjimit të Iranit, ndaj Shqipëria ka qenë shënjestër e Iranit. Sot ne kemi një vend të interesuar, që punon për destabilizimin e Shqipërisë. Jo vetëm rrëmbën sistemet kompjuterike, por ka të dhëna që kanë të bëjnë mbi sigurinë kombëtare. Ne nuk e dimë se si mund ti përdorë një shtet armik këto të dhëna.

Rreziku më i madh për regjimin Iranian janë muxhahedinët që kanë ardhur në Shqipëri. Ne kemi një grupim që ka ardhur për arsye humanitare, por është lejuar të zhvillojë aktivitet politik. Kjo ne na ekspozon ndaj Iranit. Është nga fuqitë më të rrezikshme për zhvillimin dhe financimin e akteve terroriste. Jemi shënjestër e një nga fuqive më të këqija dhe djallëzore në botë. Ne i morëm se e kërkuan SHBA, por ne nuk kemi kërkuar nga SHBA të na ndihmojë. Të na japë para për sigurinë kibernetike, të na mbrojë, të rrisi kundër-inteligjencës. Jemi treguar naivë.
Nuk them të largohen apo jo, por në rradhë të parë duhet të vetëdijësohemi se kemi aktivitet që na ekspozon.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME