Categories Sport

Reagimi/ 7 qepje në fytyrë, Braçe publikon foton e futbollistit Cara: Pse duhet të jesh i pasigurt nga dhuna e shkallëve?

Ndeshja mes Kukësit dhe Partizanit sot ka shënuar edhe një incident të turpshëm, pasi sulmuesi i të kuqve, Tedi Cara, u godit me një shishe dhe u gjakos duke u detyruar të shkonte në spital për t’u mjekuar.

Një ngjarje e cila nuk është e para për stadiumin verilindor, pasi hedhjet e shisheve kanë qenë objekt dënimesh nga FSHF edhe në ndeshjet e mëparshme. Por tashmë klubi ka vendosur që t’u kundërvihet tifozëve të vet për këto sjellje dhe i ka bërë thirrje policisë së shtetit të ndërhyrje, duke i vënë në dispozicion pamjet filmike për të identifikuar dhe dënuar autorin.

REAGIMI I KUKËSIT

FK Kukësi dënon ashpër ngjarjen e ndodhur sot në “Kukës Arena”, aty ku tifozët tanë goditën sulmuesin e Partizanit, Tedi Cara i cili pësoi dëmtim të konsiderueshëm në kokë. Klubi i Kukësit distancohet nga kjo ngjarje e turpshme e tifozerisë dhe i kërkon falje sulmuesit Cara dhe klubit të Partizanit e njëkohësisht i uron shërim të shpejtë lojtarit.

Futbolli është një sport për të bashkuar dhe në një qytet si Kukësi që karakteristikën kryesore ka mikpritjen, sjellje të tilla nuk kanë hije.

Klubi i Kukësit i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe autoriteteve kompetente duke iu ardhur në ndihmë me pamjet filmike të stadiumit që të japin dënimin sipas ligjeve për autorin e këtij incidenti.

Një incident i rëndë u regjistrua në duelin mes Kukësit dhe Partizanit. Futbollisti Tedi Cara, realizoi një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 14-të, teksa shkoi për të festuar pranë stolit të Partizanit, u godit me shishe uji nga tribuna qendrore.

Në këtë moment Cara e kishte të pamundur të vazhdonte ndeshjen, teksa u largua menjëherë drejt spitalit, ku mori ndihmën e nevojshme, me shtatë qepje në fytyrë.

Në lidhje më këtë ngjarje ka reaguar edhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, që njihet si tifoz i Partizanit.

“Futboll dhe gjak. Ky është Tedi Cara, 7 qepje në fytyrë. Nuk u dëmtua me ndonjë përplasje në fushë, përballë Kukësit. U godit nga tribuna fill pas shënimit të një supergoli. Mirë shkallët e stadiumit, po në fushë pse duhet të jesh i pasigurt nga dhuna e shkallëve?”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME