Categories Lajme

Jeni duke kërkuar punë jashtë vendit? Franca bëhet si Kanadaja, ja profesionet e lira që mund të synoni

Franca ka vendosur të ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm për të luftuar problemin e emigracionit.

Një ditë më parë u raportua për disa propozime të qeverisë franceze, që kanë për synim të rregullojnë emigrimin.

Fillimisht u tha se një mënyrë për të penguar emigrantët nga Shqipëria dhe Gjeorgjia për të kërkuar azil, do të jetë ndalimi i ‘turizmit mjekësor’.

Shumë të huaj kërkojnë azil në Francë për shkak se në momentin që bëjnë kërkesën për azil, u garantohet shërbimi shëndetësor universal falas.

Me ndryshimet e reja, do të duhet të kalojnë tre muaj përpara se një azilkërkues të përfitojë shërbim shëndetësor.

Qeveria franceze megjithatë do vendosë edhe sistemin e kuotave për emigrantët.

Kryeministri Edouard Philippe tha se ligji do bazohet tek sistemi i pikëve si në Kanada. Nuk do ketë kuota për vendet nga vijnë emigrantët, por për kualifikimin.

Specialistët në fusha të caktuara do marrin fillimisht viza pune, që do jenë të kufizuara në kohë.

Në Francë mungojnë teknikët e mesëm, mekanikët e makinave, marangozët dhe çatipunuesit. Po ashtu ka mungesa edhe për pastruese dhe veterinerë. Në një rast, presidenti Emmanuel Macron tha se në vend mungojnë edhe pjatalarësit, diçka që nuk imagjinohej para 40 vitesh.

Në total Franca thotë se mund të pranojë deri në 33 mijë emigrantë në vit. Lista e profesioneve ku ka mungesa do azhronohet çdo vit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME