Categories Lifestyle

Jeni fëmija i madh, i mesit apo i vogël? Zbuloni tiparet tuaja domethënëse

Tiparet domethënëse të vetat jo çdokush prej nesh i di, por nëpërmjet këtij artikulli mund të mësoni disa prej tyre. Çdo të thotë të jesh fëmija i madh, i mesit apo i vogël dhe tiparët e tyre, lexojini më poshtë.

Fëmija i madh- Rendi i lindjes ka ndikim më të madh tek fëmija më i madh. Fillimisht, fëmija i madh është një fëmijë i vetëm dhe merr gjithë vëmendjen dhe dashurinë e prindërve të tij. Pastaj vjen një vëlla ose motër dhe pozicioni i tyre ndryshon në mënyrë drastike. Kjo mund të çojë në një ndjenjë inferioriteti dhe mund të ndikojë në besimin e tyre; diçka me të cilën luftojnë kryesisht gjatë moshës madhore. Megjithatë, ka edhe anët pozitive. Fëmijëve më të mëdhenj iu besohet shumë përgjegjësi shumë herët, gjë që bën që ata të jenë udhëheqës të mirë më vonë në jetë.

Tipare të rëndësishme: perfeksionistë, ambiciozë, të përgjegjshëm, të kujdesshëm, të besueshëm, ndonjëherë të pasigurtë.

Fëmija i mesit- Fëmija i mesëm merr shumë vëmendje. Ai përpiqet të ‘rrëzojë’ motrën/ vëllain më të dhe kërkon të jetë më shumë konkurrues. Në një familje më të madhe, fëmija i mesëm mund të ndjehet i harruar dhe më pak i rëndësishëm sesa fëmijët më të mëdhenj ose më të vegjël. Ata do të përpiqen të gjejnë mënyra për t’u pranuar dhe do të jenë mjaft rebelë gjatë pubertetit. Në punë ata do të përshtaten shpejt dhe gjithmonë do të përpiqen të shmangin konfliktin.

Tipare të rëndësishme: shoqërorë, përshtaten lehtë, shmangin konfliktet, të pavarur.

Fëmijët e vegjël- Fëmija më i vogël është më “i pafuqishëm”. Kjo sepse vëllezërve dhe motrave të tyre më të mëdhenj u lejohet të bëjnë shumë më tepër, ndërsa më i vogli ende mbikëqyret fuqimisht nga prindërit. Kjo mund të çojë në zemërim dhe zhgënjim. Fëmija më i vogël zakonisht është më i llastuar se motrat/vëllezërit më të mëdhenj dhe kjo mund të shkaktojë probleme me pavarësinë më vonë në jetë. Me fëmijën më të vogël, prindërit janë marrë shumë më të qetë, për shkak të eksperiencave me fëmijët më të rritur.

Tipare domethënëse: simpatikë, të pakomplikuar, manipulues, egocentrikë, socialë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME