Categories Lifestyle

Jeni velur me mish e ëmbëlsira? Ja supa e lehtë që ju bën të ‘vini në vete’

Një supë e lehtë, plot shije, e thjeshtë në përgatitje por e pasur në vitamina dhe minerale.

Kjo është pjata fantastike që sigurisht zgjon organizmin duke i ofruar atij gjallëri, energji dhe imunitet të fortë.

Kjo supë është një zgjedhje fantastike për të jetuar shëndetshëm dhe për të përjetuar ndjesinë e mirëqenies e cila sigurisht, ashtu si dashuria, së pari vjen nga stomaku.

Të kombinuara të gjitha së bashku në këtë recetë supe të sugjeruar nga AgroWeb.org, perimet shndërrohen në një aset të fuqishëm mbrojtës për organizmin duke i dhënë atij energji dhe gjallëri.

Megjithëse përbërësit e kësaj supe janë të thjeshtë, e sigurisht gjenden në kuzhinën e çdo amvise, perimet në këtë recetë mund t’i përzgjidhni apo t’i shtoni sipas preferencës.

Kjo supë e lehtë është ideale për të nisur javën shëndetshëm dhe shoqërohet me bukë të thekur, byrekë shtëpie apo sallata të freskëta të stinës.

Përgatitja e Supës me Perime

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4 persona)

Dy-tre karrota (mesatare)

Dy-tre patate (mesatare)

2 speca të gjelbër ose të kuq

1 kokërr qepë

2-3 lugë vaj ulliri

1 lugë gjelle gjalpë të freskët

1 l lëng pule (mund të përdoret edhe ujë)

1 filxhan kafeje me makarona të vogla

Kripë

Një lugë çaji me piper të kuq pluhur

Majdanoz ose Kopër

Përgatitja

Si fillim, pasi i keni pastruar mirë, AgroWeb.org ju udhëzon të prisni të gjitha perimet në kubikë të vegjël.

Në një tenxhere hidhni vajin e ullirit, gjalpin dhe hidhni qepët, të cilat i keni prerë hollë me ndihmën e një thike.

I kaurdisim derisa volumi i tyre të bjerë.

Më pas shtojmë të gjitha perimet dhe kaurdisini për disa minuta.

Hidhni kripën, piperin e kuq pluhur dhe lëngun e pulës (ose ujin).

I lëmë të ziejnë të gjitha bashkë derisa perimet të zbuten, 10-15 minuta para se ta hiqni nga zjarri shtoni makaronat dhe lërini të gjitha bashkë derisa supa të jetë gati.

Në fund, sipas dëshirës kur serviret supës i hidhet, pak lëng limoni majdanoz ose kopër. /AgroWeb.org

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME