Categories Lajme

Jep dorëheqjen kreu i operatorëve turistikë Vasil Bedinaj

Kreu i operatorëve turistikë për jugun, Vasil Bedinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Dorëheqja sipas tij ka ardhur pasi s’kanë mundur ta shpallin Vlorën kryeqytet të festimeve për 28-29 Nëntorin dhe festat e fundvitit. “Në biznes kam drejtuar përherë me përgjegjësi, përgjegjësi ndaj atyre që më besojnë pra klientëve dhe përgjegjësi për ata që i quajmë familje dhe që janë stafi ynë.

Por më shumë përgjegjësi për ata çfarë përfaqësoj që është biznesi dhe shtëpia e madhe, Vlora.  Gjithmonë kam qenë në pararojë të ndryshimit, kam kërkuar më të mirën , kam ndihmuar dhe jam përpjekur që turizmi në Vlorë të jetë si e meriton, elitar. Kam  qenë edhe kritik, si sot… kur kërkoj dhe besoj se me të drejtë duhet të kishim qenë destinacioni kryesor për festa.

Por, marketingu i përgjithshëm për qytetin, axhendën festive nuk eci njësoj as me përpjekjen tonë individuale si biznese dhe as me  promovimin e destinacionit që bënë qytete të tjera, më të vegjël se Vlora dhe më pak të lidhur me tematikën Historike.

Meritonim të ishim të parët dhe s’ia dolëm. Për këtë ndihem fajtor që ne si biznese nuk investuam sa duhet, nuk kërkuam sa duhet nga bashkia, nuk arritëm të jemi kryeqyteti i Shqipërisë në Nëntor. Ndaj, marr përgjegjësi të plotë dhe jap dorëheqjen nga kreu i shoqatës së Unionit Turistik për Jugun.

Shpresoj që për punët e parealizuara, për projektet e lëna në mes, për të treguar përgjegjshmëri për qytetin dhe atë çfarë përfaqësojnë, tju kem dhënë edhe të tjerëve një model,  si të largohesh denjësisht. Të tërhiqesh nuk është turp, turp është të dëmtosh me vetëdije e të mos pranosh të ikësh edhe kur nuk po bën asgjë.  Dorëheqja është nder!”

Dorëheqja i është depozituar Unionit të Turizmit Shqiptar dhe anëtarësisë në Vlorë më 29 Nëntor, duke i hapur rrugë zgjedhjes së kryetarit të ri. Zgjedhjet e reja do të mbahen më 22 Dhjetor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME