Gati dy vite më parë, jetët e Meghan Markle dhe Princ Harry-t u bekuan me frytin e dashurisë së tyre, të voglin Archie Harrison. Për princin, jeta pas lindjes së bebit ka qenë një “rrugëtim i mrekullueshëm” pasi i ka ndryshuar totalisht filozofinë e jetës. “Momentin që bëhesh baba, çdo gjë rreth teje ndryshon. Ti fillon dhe mendon se cili është kuptimi i sjelljes në jetë të një njeriu të vogël në këtë botë. Në s’mund t’ju vjedhim atyre të ardhmen, thjesht s’mundemi. S’është kjo detyra jonë. Gjithmonë kam besuar se fatmirësisht ne mund ta lëmë këtë botë një vend më të mirë nga çfarë gjetëm kur erdhëm”,-tha ai. Komenti i Harry-it vjen pas fjalimit të bashkëshortes së tij në New York Times, ku përshkroi dhimbjen e madhe të humbjes së fëmijës së dytë.
Categories
Showbiz
Jeta e Princ Harry ndryshoi totalisht pasi u bë baba për herë të parë
