Categories Bota, Kuriozitete

Jetoi për muaj të tërë të njëjtën ditë, historia e pazakontë e Riley Horner

Njerëzit që pësojnë aksidente të rënda dhe trauma në kokë, pësojnë shpesh humbje të përkohshme të kujtesës. Por adoleshentja amerikane Riley Horner, përjetoi për disa muaj një amnezi të rrallë.

Për të paktën 160 ditë ajo u ngrit nga gjumi duke besuar se ishte 11 qershori i vitit 2019. Për të, çdo ditë e vitit ishte praktikisht e njëjta ditë. Pikërisht atë ditë ajo po ndiqte një koncert vëllëzimi në qytetin e saj të lindjes në Ilinois. Por argëtimi shpejt u kthye në frikë, kur një djalë u rrëzua aksidentalisht mbi te

Horner përplasi fort kokën përtokë, dhe u dërgua me urgjencë në spital. Mjekët i thanë se nuk kishte ndonjë gjë të madhe, dhe gjithçka do të kalonte për disa ditë. Por nuk ndodhi kështu. Dukej sikur truri i saj ishte shndërruar në një kompjuter të mbingarkuar, që kishte memorie për vetëm 2 orë.

Pas disa muajsh gjithçka ndryshoi. Historia e saj u bë virale në mediat sociale. Familja e saj nisi të marrë shumë mesazhe, mes të cilëve edhe nga mjekët e një spitali në Utah. Ata u zotuan të zgjidhnin problemin e Riley.

Një skanim i trurit zbuloi përgjigjet që ata kërkonin. Mjekët aplikuan një kombinim të terapive të ndryshme fizike dhe mendore. Që në fund të javës së parë, Riley arriti të risillte në mendje një pjesë të vogël kujtimesh. Terapia e saj do zgjasë edhe disa muaj, por rikuperimi duket i sigurtë. TIRANA TODAY

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME