Categories Lajme

“Jetojmë në komunizëm”/ Veleshnja shpërthen ndaj qeverisë: S’kemi lënë ministër pa e bërë me saraje, por kampionët …

Një intervistë e kampionit  kombëtar të boksit Klevis Çelaj, nga Vlora është bërë kryefjala ditët e fundit në vendin tonë. Klevis Çelaj arriti të marrë çmimin kampion kombëtar për peshat 50 kg, dhe mori vetëm 14 mijë lekë( të reja) , të cilat siç u shpreh, në fund nuk i dolën as për të blerë një palë doreza boksi. Madje ai nuk mbajti dot as lotët kur tregonte se: “të shikosh motrën e vogël, të kesh një pjatë gjellë dhe të shikosh 5 veta në shtëpi , s’di kujt t’ja japësh më përpara atë pjatë.”

Kundrejt situatës së tij ka reaguar dhe aktori i njohur Rezart Veleshnja me një status në rrjetin social Instagram.

Veleshnja kritikon ashpër qeverinë ku shkruan se kemi bërë investime 120 milion euro për rrugët por kemi aksidente përsëri, i dhamë 100 mijë euro Notre Dam de Paris se u dogj nuk na hapen  negocjatat, kemi investuar ne stadiume por ndeshje sfitojmë ndërsa kampionet e sporteve tona do i lëmë të vdesin për bukë.

Postimi i plotë :

‘Kemi bërë investime rreth 120 milion euro për rrugët por kemi aksidente përsëri, i dhame 100 mijë euro Notre Dam de Paris se u dogj sna hapen as negocjatat, kemi investuar në stadiume por ndeshje sfitojmë skemi lënë ministër pa e bërë me saraje që të jetojnë si pashallarë por kampjonet e sporteve tona do i lëmë të vdesin për bukë, sepse ju s’doni ta kuptoni por ne jemi komunizmi i modernizuar të dashur njerëz! Më vjen keq ku jetoj! Shpresoj ti jepni një zgjidhje këtyre njërzve që janë të ndershëm na bëjnë krenar edhe nuk merren me lëndë narkotike apo me krime te ndryshme! Flm’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME