Categories Politike

JO-ja e negociatave/ Meta kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama?

Duke vlerësuar si një veprim që shfaq pjekuri politike dhe të demokracisë, faktin që Maqedonia e Veriut zgjodhi të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas mos vendimit për hapjen e negociatave për në BE, Presidenti Ilir Meta, nuk e tha në mënyrë të drejtpërdrejt, por zgjodhi të lë të kuptuar mes reshtash, se edhe qeveria shqiptare duhet të reflektojë menjëherë: Pa përmendur se edhe kryeministri Edi Rama duhet të largohet nga qeveria siç bëri homologu i tij maqedonas Zoran Zaev duke ja lënë një qeverie teknike detyrën për zgjedhjet e parakoshme më 12 prill.

“Unë kam bërë të gjitha apelimet e mia që të gjithë të ishin më reflektues ndaj disa kritereve që nuk ishin të panjohura  ndaj nesh nga përfaqësues zyrtarë të Bundestagut. Ne shohim dhe punojmë vetëm për një alternativë që është anëtarësimi i vendeve tona në BE dhe i gjithë Ballkanit Perëndimor. Kjo është e vetmja e ardhme e sigurt jo vetëm për rajonin, por edhe BE-në. Kemi një reflektim në Maqedoninë e Veriut përmes një zgjidhje politike që tregon pjekurinë e tyre politike dhe demokratike, dhe tek ne ka mjaft rëndësi të kemi një reflektim të menjëhershëm dhe të lexojmë me vëmendje të gjitha detyrimet që duhej t’i kishim përmbushur dhe që duhet t’i përmbushim. Janë të gjitha në rezolutën e Bundestagut gjerman. Të forcojmë bashkëpunimin me vendet më kritike, Francën, Danimarkën, Holandën, Spanjën. Duhet t’i bindim me seriozitetin tonë për të adresuar shqetësimet e tyre. Duhet të bëjmë të qartë se ndërsa jemi të gatshëm të përmbushim çdo detyrim, çdo ide tjetër, edhe informale qoftë, çdo alternativë tjetër për vendet tona dhe Ballkanin është e papranueshme dhe e padobishme”, tha Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Kryeministri Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’

Ndërsa politikanë të majtë e të djathtë janë mbledhur në seancë plenare, kryeministri Edi Rama…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Nga janari, paga minimale do të jetë 500 euro. Rroga mesatare e përgjithshme është 840 euro!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament tha se duke nisur nga janari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

“Negocioi kredinë 100 mln euro prapa shpinës së ortakut”, avokati i “2A Group” flet për konfliktin me Pacollin për Aeroportin e Vlorës

Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group” që është bashkëaksionere në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Berisha mbushi sot 81 vjeç, kreu i PD: Mirënjohje mbështetësve të betejave të mia, ma bëjnë vjeshtën stinën kurorë të jetës time

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me anë të një…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se…

LEXO ME SHUME