Categories Lifestyle

Ushqimet që duhet konsumuar para gjumit

Disa ushqime nuk duhet të konsumohen para se të flini Pagjumësia apo çrregullimet e gjumit ndikojnë negativisht në rutinën tonë të përditshme, na bëjnë më emotivë e më pak produktivë. Por, ne mund të përzgjedhim të konsumojmë në mbrëmje ushqime, të cilat ndihmojnë për një gjumë të rehatshëm.

Produktet dhe disa nga nënproduktet e qumështit janë burim i mirë i një gjumi të rehatshëm. Këto elemente ushqimore shërbejnë për të qetësuar nervat para gjumit, pasi përmbajtja e kalciumit në to vepron si një efekt reduktues i fibrave nervore.

Nëse jeni duke u përballur me vështirësi në gjumë, atëherë duhet të ushqeheni me vezë. E pasur me proteina, veza ndihmon në përmirësimin e gjumit duke ju dhënë rehati më të mirë. Studimet e fundit kanë treguar se drithërat, të cilat kanë përmbajtje të ulët sheqeri, ju ndihmojnë gjithashtu për një gjumë më të qetë. Mjalti bën një ndryshim të madh në përmirësimin e gjumit. Hidhni pak mjaltë tek drithërat apo tek ndonjë ushqim tjetër i lehtë, të cilin do ta konsumoni përpara se të shkoni të flini. Nëse mund të mbështeteni tek këto ushqime për një gjumë më të mirë, disa të tjera bëjnë efektin e kundërt.

E tillë është çokollata me qumësht, e cila nxit gjendjen e pagjumësisë. E pasur me tyrosinë, shkakton vigjilencë e irritim, gjë që ju mban zgjuar.

Ushqimet pikante shkaktojnë ndjenjë shqetësimi që reflektohet gjatë gjumit. Por, edhe nëse do të konsumoni domate për darkë nuk jeni të garantuar për një gjumë të qetë. Domatet kanë tendencë të shkaktojnë aciditet në stomak. Mishi dhe nënproduktet bëjnë pjesë tek ushqimet që nuk duhet të konsumohen para gjumit pasi sjellin vështirësi në tretje dhe përmbajnë lëndë kimike të cilat çlirohen në tru duke sjellë pagjumësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME