Categories Lajme

Jo vetëm borë! Fundjava vjen e acartë, termomentri do zbresë ndjeshëm

Në fundjavë pritet që temperaturat të bien ndjeshëm. Kështu në vendet malore termometri do të shënojë minus 13 gradë. Sipas IGJEUM i ftohti do të vazhdojë deri në datën 8 janar. “Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme për shkak të masave ajrore arktike, të cilat pritet të qëndrojnë në rajonin tonë deri ditën e martë (dt.08). Kjo do të sjellë ngrica gjatë natës në të gjithë vendin, ndërsa në vendet malore do të ketë ngrica edhe gjatë ditës. Më konkretisht, nesër (e shtunë, dt.05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: -1 / 5 °C

në vendet e ulëta: -2 / 5 °C

në vendet malore: -13 / -3 °C”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë parashikohen edhe reshje lokale në një pjesë të qarqeve. Kryesisht do të jenë në formë dëbore në nivelet mbi 600 metra mbi nivelin e detit. “Sot pasdite (e premte, dt.04) dhe nesër (e shtunë dt.05) priten reshje lokale të dobëta në një pjesë të qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet do të jenë në formë dëbore deri në 600m mbi nivelin e detit (në zona shumë të kufizuara mund të zbresin dhe poshtë këtij niveli, përfshirë edhe bregdetin e Jonit, por kryesisht dëborë e përzier me shi)”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME