Categories Lajme

Jo vetëm në Turqi! Dy motrat VIP nga Tirana udhëtuan drejt Italisë për t’u kuruar nga covid

Edhe pse u tha se Covid 19 do të trajtohej vetëm në strukturat shtetërore në vend, personat me para dhe me influencë, të cilët u infektuan, shfrytëzuan çdo mundësi për të ikur nga Tirana, dhe për t’u mjekuar jashtë vendit. Përveç Turqisë që ishte një ndër shtetet që priti më shumë të sëmurë VIP, me Covid, përfshirë biznesmenë edhe deputetë, edhe në spitalet italiane kanë fluturuar pacientë shqiptarë, trajtimet e të cilëve kanë kushtuar me mijëra euro. Nicola Bergantino, drejtori i pergjithshem i spitalit Casalpaloça ne Rome rrëfen një episod që i ka ndodhur me dy paciente të tij shqiptarë, me shumë influencë në Tiranë, emrat e të cilave ai ka preferuar që ti mbajë të fshehta.

“Dua t’ju tregoj një episod që e konsideroj të rëndësishëm. Është një eksperiencë që e kemi jetuar me atë që duhet të ishte një paciente, por u bënë dy paciente. Është rasti i dy motrave shumë të rëndësishme dhe me shumë influencë në Shqipëri. Njëra e kishte kaluar covid në Shqipëri dhe ishte deklaruar e shëruar dhe tek ne po vinte motra e madhe që ishte e infektuar me covid. Kur erdhën këtu tek ne me avion ambulancë, nuk na pëlqeu ngjyra e lëkurës që kishte motra e shëruar. I thamë nëse dëshironte mund të flinte në spital, në një dhomë negative, dhe nëse na lejonte ti bënim tamponin. Mëngjesin e nesërm pacientja që na erdhi pozitive ishte pozitive, por pacientja që na erdhi negative ishte akoma pozitive. Çdo të thotë kjo?

Kjo do të thotë që tamponi molekular, ai që bëhet në grykë dhe në hundë, duhet të jemi në gjendje ta bëjmë. Një tampon i bërë keq, jo vetëm jep rezultat fals, por rrezikon të krijojë një personazh që në të vërtetë është pozitiv dhe del xhiro duke infektuar të tjerë”, u shpre në Top story Nicola Bergantino, drejtori i pergjithshem i spitalit Casalpaloça ne Romë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME