Categories Lajme

Jo vetëm nga inceneratorët, SPAK: Zoto dhe Mërtiri përfituan miliona euro edhe nga ujësjellësat

Dosja hetimore e SPAK pwr ish zv.kryeminstrin Arben Ahmetaj ka zbuluar se dy bosët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kishin shtrirë tentakulat mbi tenderat e ndërmarrjeve të ndryshme të ujësjellësve në qytete ku kryetarët e bashkive ishin zgjedhur nga Partia Socialiste. Kështu në gusht të 2010 në qendrën kombëtare të biznesit u regjistrua shoqëria gaçkë “Teo Alb”, në pronësi të kompanisë Teotec Telecommunication and information commercial and industrial.

Vetë “Teo alb” rezulton se është bashkëaksionere në kompaninë Sportel, ku administrator është Klodian zoto, dhe aksioner tjetër është kompania F.M.O e themeluar po nga Klodian Zoto. Sipas dokumeteve zyrtare 4 muaj pas themelimit kompania “Teo Alb” me kapital vetëm 36 mijë lekë, arriti të fusë ne xhep një kontratë prej 391 milionë lekësh, ose rreth 3,5 milionë euro me Ujësjellësin e Fierit për vendosjen e matësave për një periudhë gati 5 vjeçare. Gjatë kohës që kontrata zbatohej, Klodian Zoto punësohet si këshilltar ligjor me kohë të pjesshme i drejtorit të ujësjellësit të Fierit, Salarjon Totaj. Pas Fierit zoto, Mertiri dhe Gugalja iu futën punës për tenderin për matësat e ujësjellësit të Korçës dhe Beratit.

Dy kompanitë e Zotos, FMO dhe Integrated Technology Services, që më pas u bë dhe koncesionari i inceneratorit të Fierit morën një kontratë prej 2,78 milionë euro më instalimin 25 mijë matësave të ujit në berat në 2013, thuhet ne dosjen e SPAK. Gjatë kohës që bëhej gati tenderi, Mirel Mërtiri ndërkohë komunikonte me Arben Ahmetajn në lidhje me çështjen.

Ndërsa me ujësjellësin e Korçës kontrata për matësit është lidhur po në 2013 me Integrated Technology Services, për një vlerë prej prej 3,3 milionë euro. Gjithashtu në 2013 me ujësjellësin e Korçës është lidhur një kontratë me Kompaninë FMO me vlerë 1,75 milionë euro, për ndërtimin e një impianti fotovoltaik. Hetimi i SPAK mbi këtë tender ka hedhur dritë mbi fitimet marramendëse, që Zoto, Mërtiri dhe Gugalja fusnin në llogaritë e tyre.

Sipas komunikimeve me email të administruara tashmë si prova nga hetuesit, Klodian Zoto shkruan se fitimi i parashikuar 52,8 milionë lekë thënë ndryshe sa gati 40% e kontratës. Kjo vërtetohet indirekt edhe nga një projekt marrëveshje që Integrated Technology Services kërkon të lidhë me shoqërinë italiane “Futura s.p.a”, e cila në do të ndërtonte impiantin fotovoltaik në fjalë. Kështu ndërsa ujësjellësit të Korçës do t’i merrte 1,75 milionë euro, kompania nënkontraktore do të paguhej 1,15 milion euro. Pra plot 600 mijë euro diferencë.

SPAK ka zbuluar gjithashtu se për këtë projekt, 100 mijë euro i janë dorovitur një qytetari italian i quajtur Francesco Postritto që ka e ndihmuar sigurimin e një kredie bankare. I njëjti shtetas italian figuron se gjatë kësaj periudhe ka udhëtuar disa herë me të njëjtin avion dhe ka kaluar kufirin shqiptar në të njëjta orare me Mirel Mërtirin. Po ashtu në majit të viti 2012 Integrated Technology Services dhe Teo alb kanë siguruar një kontratë prej 1,5 milion euro me ndërmarrjen e ujësjellësit të Pogradecit për vendosjen e matëseve të ujit. Nga ana tjetër SPAK ka zbuluar se Integrated Technology Services ka kryer 332 milionë lekë shitje po për këtë ujësjellës për periudhën maj 2013 mars 2015.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga student ekselent i Mjekësisë te hapja e varrit në Lushnje, historia tronditëse e 36 vjeçarit

Një ngjarje tronditëse u raportua këtë të martë, 21 prill, nga Lushnja, ku një 36…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet baza e drogës në Shkodër, në pranga dy të rinj, në kërkim bashkëpunëtori!

Dy të rinj janë arrestuar në Shkodër, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas zbulimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje të reja/ Vrasja e Goxhajt në Memaliaj, dyshohet për atentat të mirëorganizuar. Pistat

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e së martës në Memailaj, ku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën prej arrestit kardiak i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit

Një 69-vjeçar, i cili vuante dënimin në burgun e Fierit, ka humbur jetën në mënyrë…

LEXO ME SHUME