Categories Lajme

Jo zyrtarisht në sezon gripi

Ulja e temperaturave ka rritur ndjeshëm numrin e personave që kërkojnë ndihmë mjekësore në urgjenca. Vetëm në shërbimin infektiv paraqiten mesatarisht mbi 80 të rritur në ditë ndërsa tek fëmijët kjo shifër shkon afro 200. Mjeket thonë se jemi në sezon gripal, por virusi nuk është izoluar ende zyrtarisht.

Pëllumb Pipero, mjek infeksionist, shërbimi infektiv QSUT: Ende nuk kemi rast të konfirmuar me grip nga ISHP, por raste gripngjasuese kemi, ç’ka do të thotë se ka filluar sezoni i gripit…në krahasim me vitin e kaluar këtë vit është relativisht më i lartë.”

Makbule Naipi, mjeke pediatre, Poliklinika 10: Kryesisht infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore në formën e riniteve dhe bronkiteve, deri diku të diskutueshme.

Por për të përballuar urgjencat në rritje, Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar ngritjen e 4 urgjencave pediatrike me sistem 24 orësh në Poliklinikën 8 në zonën e Bllokut, 10  tek Oxhaku, 7 në Laprakë dhe 6 në Kombinat.

“Me keqardhje them që nuk frekuentohet. Nuk ka ardhur asnjë vizitë pas orës 20:00 të darkës”

Për festat e fundvitit  me urdhër të ministres se Shëndetësisë janë vënë gatishmëri të gjitha spitalet e vendit, shërbimi i autoambulancave dhe njësia e helikopterëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME