Categories Lajme

Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë, PDIU: Oportunitet i shkëlqyer për shqiptarët në Ballkan

Pas shpalljes së fituesit në zgjedhjet presidenciale në SHBA, figurat kryesore politike shqiptare kanë uruar fituesin Joe Biden. Gjithashtu nuk ka munguar edhe përshëndetja e fituesit Joe Biden nga PDIU.

Zgjedhja e Joe Biden, i cili është edhe një njohës i mirë i rajonit tonë dhe mbështetës i çështjes shqiptare është një oportunitet i shkëlqyer, që të çojmë përpara bashkëpunimin dhe axhendën e zhvillimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon“, thuhet ndër të tjera në mesazh.

Mesazhi i plotë i PDIU:

“Zgjedhjet në SHBA, që vijnë në një kohë të pazakontë të pandemisë e frikës që ka pushtuar planetin, konfirmuan vullnetin e popullit amerikan për një të ardhme të përbashkët, në emër të vlerave të lirisë, demokracisë, bashkejetesës  dhe solidaritetit dhe shënuan sfidën ndaj një të ardhme të pasigurtë për botën.

Presidenti i SHBA do të jetë gjithmonë një figurë e nderuar dhe e respektuar nga shqiptarët, cilido qoftë, sepse do të jemi përjetësisht mirënjohës për gjithë ndihmën dhe mbështetjen e SHBA-së, për egzistencën e shtetit shqiptar dhe pavarësinë e Kosovës.

Zgjedhja e Joe Biden, i cili është edhe një njohës i mirë i rajonit tonë dhe mbështetës i çështjes shqiptare është një oportunitet i shkëlqyer, që të çojmë përpara bashkëpunimin dhe axhendën e zhvillimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon.

Shqiptarët do e shohin gjithmonë SHBA-në, një shembull të funksionimit të sistemit dhe demokracisë dhe në të njëjtin model do ndërtojnë një të ardhme në emër të këtyre vlerave, duke rrëzuar çdo tendencë autokracie që tenton të rrëzojë themelet e demokracisë në vend“.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME