Categories Sport

Juventusi i Pirlos zhgënjen sërish, Lazio e shokon në sekondat e fundit

Juventus humbet dy pikë të tjera në kampionat. Skuadra torineze pësoi golin e barazimit 1-1 në sekondat e fundit të shtesës. Sërish një tjetër ndeshje shumë e dobët e ekipit që drejtohet nga Pirlo që nuk fiton ndaj Lazios edhe pse këta të fundit kishin shumë mungesa.

Bardhezinjtë e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar shumë shpejt në avantazh që në minutën e 15-të. Juan Cuadrado me një aksion të shpejt në krahun e djathtë shërben në zonë për Ronaldon, i cili e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë. Lazio vuan mungesën e Immobile, teksa e ka të vështirë që të shfaqet e rrezikshme në zonën kundërshtare. Muriqi mbulohet mjaftë mirë nga Bonucci dhe Danilo.

Ronaldo godet shtyllën pas një kundërsulmi të shpejt, ndërkohë që edhe në pjesën e dytë dyshja e sulmit të ekipit torinez është shumë e rrezikshme në disa raste. Dalja në minutat e fundit të Ronaldos dhe Moratës për shkak dëmtimi ka krijuar jo pak shqetësim te Juventusi. Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt një fitore të bardhezinjve, Lazio shënon me të përhershmin Caicedo, i cili brenda zonës është i frikshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME