Categories Lajme

Johnson-i i kërkon Trump-it që të mos përzihet në zgjedhjet britanike

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha të premten se do të ishte më së miri që presidenti amerikan, Donald Trump, të mos përzihet në zgjedhjet britanike kur ta vizitojë Londrën për të marrë pjesë në samitin e NATO-s javën e ardhshme. Presidenti amerikan ndërhyri në zgjedhjet e Mbretërisë së Bashkuar duke thënë se lideri i opozitës britanike nga Partia Laburiste, Jeremy Corbyn, do të ishte shumë i keq për Britaninë dhe se Johnson-i duhet të bëjë pakt me kryetarin e Partisë së Brexit-it, Nigel Farage.

Të premten, një zyrtar i lartë i administratës së Trump-it tha se presidenti e kupton se nuk duhet të ndërhyjë në zgjedhjet e shteteve të tjera.

Megjithatë, konservatorët britanikë dyshojnë se Trump-i mund të ndërhyjë në fushatë përsëri gjatë qëndrimit në Londër, vetëm një javë para zgjedhjeve të 12 dhjetorit. Sipas anketave paraprake, kryeministri i tanishëm pritet t’i fitojë këto zgjedhje. “Ajo që ne si aleatë dhe miq të dashur nuk e bëjmë, ajo që ne nuk e bëjmë tradicionalisht është që të përzihemi në fushatat zgjedhore të njëri-tjetrit”, tha kryeministri Johnson për Radio LBC-në.

Për më tepër, ai tha se nëse mbetet në pushtet, do t’i japë fund Brexit-it më 31 janar pas gati katër vjetëve të krizës politike pas referendumit të vitit 2016, në të cilin shumica e britanikëve votuan për largimin e vendit nga BE-ja, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME