Categories Showbiz

Jonida Maliqi reagon për herë të parë për ndarjen me Romeo Veshajn

Romanca e re e Romeo Veshajt me vajzën e ministrit të PS-së, Niko Peleshit, Aleksia Peleshi, është në qendër të vëmendjes prej disa javësh. Dyshja kanë dhënë disa gjurmë në rrjete sociale se janë bashkë.

Pak kohë më parë Romeo dhe Jonida Maliqi i kishin dhënë fund lidhjes së tyre e madje paqësisht, pasi ende ndiqen me njëri-tjetrin në rrjete sociale. Këngëtarja ka reaguar për herë të parë ditën e djeshme në lidhje me ndarjen, teksa ka folur për “Prive”.

Moderatorja tha se historia që pati me Veshajn ishte një histori e bukur dashurie, por me kalimin e kohës çdo gjë u zbeh dhe nuk ka asnjë arsye konkrete pse ndarja ka ndodhur. Jonida tha se në të vërtetë, ajo dhe Romeo kishin katër muaj të ndarë, prandaj historia e tij me Aleksian ka nisur pasi romanca e tyre ka përfunduar.

“Ka qenë histori e bukur dhe për sa kohë ishte e tillë e ndava me publikun. Vjen një moment gjithçka zbehet dhe nuk ka asnjë arsye konkrete më besoni.

Nuk doja ta thosha nga erdhi si erdhi, por ramë në konsensus. Kur njerëzit kanë detyrime ndaj njëri-tjetrit, mund të bëjnë deri diku disa kompromise për hir të rrethanave. Kur je në një marrëdhënie dhe vendos të ndahesh nuk ka asnjë dramë në këtë pikë.

Për më tepër kam arritur pjekurinë time që gjërat nuk i përjetoj më si të isha 15 vjeç. E di se çfarë dua, e di se çfarë më takon, edhe e di se çfarë dua të marr, sepse është marrëdhënie, pra ti merr”,- tha Maliqi.

Ndërsa, kur u pyet se çfarë mendon për romancën e re që Romeo ka nisur me Aleksian, Jonida tha shkurt: “I uroj jetë të lumtur çiftit!”.

Ndërkohë, ajo është surprizuar me dy buqeta të mëdha mbrëmjen e djeshme.

Njëra ishte për nënën e saj, e përbërë nga lule rozë, ndërsa tjetra për të dhe ishte një buqetë e madhe me trëndafila të kuq, ndërsa në mes me anë të trëndafilave të bardhë ishin formuar inicialet e emrit të këngëtares, J.M.

Jonida dëgjohet duke thënë se lulet janë nga një fans i tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME