Categories Lajme

JOQ, Ekskluzive/ Zbulohet mashtrimi i Manastirliu-t me videon e të sëmurëve me covid

Një mashtrim i paparë dhe i denjë për filmat horror është zbuluar ekskluzivisht nga një qytetar për JOQ Albania. Ditën e sotme Ogerta Manastirliu publikoi një video ku bëhej thirrje të vendosej maska dhe të mos rrezikohej jeta jonë apo e të dashurve tanë rreth nesh, duke paraqitur pamje të disa të sëmurëve. Video u shpërnda thuajse në të njëjtën kohë në bllok në të gjitha mediat pro qeveritare. Pamjet tregonin persona të sëmurë të cilët dukeshin se ishin rëndë dhe aludohej se ishin të sëmurë me COVID-19 dhe se këto ishin pasojat që të linte kjo sëmundje.

Por e gjithë kjo rezulton se nuk qenka asgjë më tepër veçse një mashtrim i rëndomtë i Ogerta Manastirliut. Nipi i një zonje që shfaqet dy herë në video, ka kontaktuar i alarmuar redaksinë tonë duke treguar se gjyshja e tij e cila vuante nga sëmundje të tjera, ishte shtruar në muajin qershor në spital dhe se shfaqet dy herë në video, një herë në ditën kur kishte ardhur në urgjencë ku dhe dëgjohet duke rënkuar, dhe herën e dytë disa kohë më vonë kur ka qenë më e përmirësuar.

Djali shprehet se tani gjyshja ndodhet në shtëpi prej kohësh dhe nuk është aspak në spital, e aq më pak e sëmurë me COVID. Më poshtë mesazhi i qytetarit: Pershendetje JOQ! Sapo shikova kete video nga Ogerta Manastirliu dhe aty ishte gjyshja ime qe ka qene e shtruar per nje semundje tjeter dhe kjo zonja ktu e ka bere si t ishte me Covid-19! Ka qene ne reanimacion per nje dicka tjeter por vertetohet dhe te kartela e pacientes! Sot ajo Gerta e kishe bere te publikuar. Dmth e ka ber qe mos t dyshohet.

Ajo ka qen per hemorragji truri, ose tromboze, si quhet… E kan bere sikur t ishte me covid. Tani eshte ne shtepi, po nuk eshte me covid-19. Sapo i shtojne kot rastet keshtu me covid, sepse gjyshja ime ndodhet ne ate video por nuk ka covid. Bejeni publike ju lutem. Faleminderit. Një skandal i paprecedentë që së paku duhet të ketë si pasojë dorëheqjen e Ogerta Manastirliut dhe së shumti arrestimin e saj për mashtrim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME