Categories Lajme

Rekordi i zi/ SHBA raporton 77,300 raste brenda 24 orëve të fundit

SHBA-të kanë vendosur një rekord sa i përket infektimeve me Covid. Vetëm në 24 orët e fundit, janë raportuar 77,300 persona të infektuar, sipas të dhënave të John Hopkins University, që raporton shifrat e mbështetura mbi të dhënat e qeverisë. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar në botë, gjatë pandemisë së koronavirusit.

SHBA-të kanë qenë të prekura më rëndë nga virusi se çdo vend tjetër i botës, në raport me numrin e infektimeve dhe fataliteteve. Në total janë regjistruar 3,576,221 raste me koronavirus dhe kanë ndërruar jetë, 138,358 persona të tjerë. Pas SHBA-ve, Brazili është vendi me një numër mjaft të lartë infektimesh dhe fatalitetesh, konkretisht me 2,012,151 të prekur dhe 76,688 fatalitete.

Që prej fillimit të pandemisë, Presidenti Trump ka sugjeruar se SHBA-të e kanë menaxhuar mjaft mirë situatën e pandemisë dhe se numri i infektimeve po ulej. Madje më 2 korrik, Trump tha se pandemia “po vendoset nën kontroll”, por shifrat rekord të infektimeve dhe fataliteteve, që vijnë nga SHBA, tregojnë të kundërtën. Që prej fillimit të pandemisë, Trump është shquar për ekzagjërime dhe fakte të pasakte, gjatë komenteve të tij për situatën e shkaktuar nga virusi dhe menaxhimin e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME