Vdèkja e 16-vjeçares në Greqi tronditi të gjithë vendin. Shkrimtari i njohur Gazmend Kapllani ka bërë një shkrim për këtë ngjarje duke u shprehur i revoltuar ndaj 300 mijë shoqatave të shqiptarëve në Greqi, që nuk kanë reaguar për 16-vjeçaren.
Teksa ironizon komunitetin shqiptar në Greqi, thotë se e tregojnë patriotizmin duke ngrënë suvlaqe dhe duke pirë raki Skrapari para flamurit shqiptar. “Ato 300.000 shoqatat e emigranteve ne Greqi: nxorri ndonjera nje deklarate per shtyp dhe a e ngriti zerin per vdèkjen e 16-vjecares Μ.Η. nga Shqiperia?
A morret ndonje telefon familjen e saj qe ta mbeshtesni moralisht ne kerkimin e te vertetes? Se nuk ka vend tjeter ku Shqiptaret te vdèsin kaq lehte dhe ne menyre kaq surreale sa ne Greqi. 30 vjete e njejta histori e trishte.
Apo s’keni kohe per deklarata te tilla ju se kohen e kaloni duke sháre dhe pergòjuar njeri-tjetrin, sidomos njerezit e ndershem qe ndihmojne me te vertete komunitetin. Per mos te folur pastaj per gjoja perfaqesues te komunitetit tone ne Greqi qe patriotizmin e tyre e tregojne vetem duke ngrene suvlaqe dhe pire raki Skrapari para flamurit shqiptar” shkruan Kapllani.
Maria Hyseni, 16-vjecarja me origjinë shqiptare u gjet e vdèkur para disa ditësh në Trikala para një kishe. Në raportin mjeko-ligjor u tha se shkaku i vdèkjes ishte rënia nga lartësia, por prindërit kanë hedhur dyshimet se e ka vrárë dikush.