Categories Lajme

Jorida Tabaku në Njësinë 4: Mjerim, krizë dhe skamje e madhe, vetëm propagandë qeveritare

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, së bashku edhe me përfaqësues të PD-së së degës 4 në kryeqytet, vizitoi bizneset e një prej zonave periferike të qytetit të Tiranës. “Mjerimi, kriza dhe mungesa e shpresës lexohej në bilancet e tyre. Ajo që dëgjoje nga goja e tyre nuk ngjasonte aspak me çfarë dëgjon nga goja e propagandës së ministrisë së financave dhe ekonomisë. Një skamje e madhe, mungesë konsumi dhe mosbesim në këtë qeveri. Aq i madh ishte mosbesimi saqë edhe socialistë që kishin votuar këtë qeveri nuk gjejnë më kurajën të justifikojnë këtë sjellje arrogante.’, shkruan Tabaku në rrjetet sociale.

Postimi i Tabakut Edhe ditën e sotme bashkë me Andian dhe përfaqësues të PD-së së degës 4 vizituam bizneset e një prej zonave periferike të qytetit të Tiranës. Mjerimi, kriza dhe mungesa e shpresës lexohej në bilancet e tyre.

Ajo që dëgjoje nga goja e tyre nuk ngjasonte aspak me çfarë dëgjon nga goja e propagandës së ministrisë së financave dhe ekonomisë. Një skamje e madhe, mungesë konsumi dhe mosbesim në këtë qeveri. Aq i madh ishte mosbesimi saqë edhe socialistë që kishin votuar këtë qeveri nuk gjejnë më kurajën të justifikojnë këtë sjellje arrogante.

Bizneset janë tanimë të gatshëm të mbyllin qepenat, askush në qeveri nuk iu përgjigjet shqetësimeve të tyre. Sipërmarrësit e vegjël e dinë më mirë se kushdo situatën ekonomike në vend, ata sa herë u tregon justifikimet e qeverisë të përgjigjen me fletoret e borxheve apo biznese që nuk shesin prej fillimit të muajit. Të tjerë tregojnë taksat e larta, ankohen për 1200 euro në vit taksë shtesë që do rrisë çmimet.

Biznesi ka nevojë për frymëmarrje, jo vetëm ai i prekur nga tërmeti i kobshëm i fund nëntorit. Çdo biznes ka nevojë të shpëtojë nga tërmeti 7 vjeçar me emrin rilindje socialiste. Qeveria gabon kur mendon se mund të gënjejë bizneset me gjoja “vëzhgime pas tërmeti”. Pasi ajo është shkaktarja e tërmetit ekonomik dhe si çdo fajtor duhet të largohet me turpin e një ekonomie të rrënuar dhe propagande të zvjerdhur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME