Categories Sport

Joshua: Kur ta rrah Ruizin, dua që e gjithë botë të më përulet para këmbëve

Anthony Joshua është zotuar se do t’i tregojë botës se, siç ka thënë, sa i madh është, duke e mposhtur Andy Ruizin në rimeçin e tyre muajin e ardhshëm. Ai thotë se dëshiron që të gjithë t’u përulen para këmbëve dhe t’i thonë se sa madhështor është pas rimeçit.

Joshua synon hakmarrje më 7 dhjetor, për humbjen turpëruese që Ruiz Jr ia shkaktoi, si dhe t’i rifitojë titujt e botës në kategorinë e rëndë, IBF, WBA dhe WBO, transmeton Gazeta Express. “Do të rrihem me boksierin më të mirë në botë. Do ta mposht atë me lehtësi dhe t’ju tregoj se sa i madh jam unë”, tha Joshua për Sky Sports News.

“Njerëzit mendojnë se ai është shumë i madh, prandaj kur ta rrah atë, dua që të gjithë t’m’u përkulen para këmbëve dhe të më thonë se sa i madh jam”, shtoi boksieri britanik. Reagimi i zjarrtë i Joshuas vjen pak ditë pasi Ruiz Jr tha për Sky Sports se Joshua nuk i kishte shkaktuar dhimbjen në meçin e parë mes tyre.

“Ishte një goditje me fat edhe nga ana e tij, po ashtu”, tha Ruiz Jr, duke folur për momentin kur Joshua e rrëzoi në dysheme në rundin e tretë. “Unë u bëra përtac. Mora një grusht sa hap e mbyll sytë. Thashë me vete: ‘Çfarë ndodhi?’. Nuk më lëndoi sepse rashë ngadalë. Por vullneti dhe zjarri brenda meje nuk u shuan. Desha ta vazhdoja meçin dhe ta fitoja luftën”, tha Ruiz.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME