Categories Teknologji

Ju bie shpejt bateria e telefonit? ja si t’i jepni fund këtij problemi

Aparatet smartphone janë fjala më e fundit e teknologjisë, me aplikacione nga më të shumëllojshmet. E meta më e madhe, nëse mund ta quajmë kështu, është konsumimi i shpejtë i baterisë. Kjo për shkak të parametrave të mëdhenj apo procesorëve të fuqishëm. Kompania “Android Dev”, e cila ka prodhuar aplikacionin për shumicën e aparateve smartphone, ka dhënë disa këshilla, për të zgjatur sa më shumë jetën e baterisë tuaj. Gjatë një takimi të zhvilluar në Kaliforni, kompania ka zbuluar, sesi ngjyrat mund të ndikojnë drejtpërdrejt në jetëgjatësinë e baterisë. Sipas tyre, përdorimi i modalitetit të errët, mund të jetë një alternativë e mirë.Inxhinierët kanë treguar, se kjo gjë mund të aplikohet vetëm në ekranet AMOLED dhe jo në ato LCD. Kjo për arsye, se teknologjia AMOLED, përdor diode që lëshojnë dritë dhe pothuajse nuk harxhon aspak energji kur shfaqet ngjyra e zezë.

Kurse teknologjia LCD, ka një shtresë që ndriçon kristale të lëngshme edhe kur modaliteti i telefonit tuaj është i errët. Shkaktarja e rënies së baterisë, është ngjyra e bardhë, e cila ndodhet rëndom në aparatet smartphone. Në eksperiment, asistuan drejtuesit e Google, Chris Banes dhe Alan Viverete. Ata morën si provë telefonin pixel dhe një i-phone 7. Tek pixeli, u vërejt se bacteria mund të kursehet deri në nivelin 63% ndërsa tek i-phone i cili ka ekran LCD, nuk u vërejt asnjë ndryshim.

Në shumicën e telefonave Android, mund të aktivizohet modaliteti i errët, por problem i vetëm është se nuk i përfshin të gjitha aplikacionet. Një opsion i mirë do të ishtë përdorimi i aplikacioneve të jashtme që na lejojnë të aktivizojmë modalitetin e errët, si: Sistemi operativ Android 9.0 Pie. Ai ofron një pamje më të plotë të errët, i cili gjithashtu ju lejon të qetësoni edhe shikimin tuaj. Apple, nga ana tjetër, në iOS 12 ofron inversion inteligjent të ngjyrave që mund të aktivizohet nga menyja e konfigurimit. Modaliteti i errët gjithashtu mund të përdoret në mënyrë specifike në disa aplikacione si YouTube ose Twitter.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME