Categories Lajme

“Ju jeni heronj, nuk fusni duart në xhepat e familjarëve”/ Rama, infermierëve: Ndihuni krenarë!

Kryeministri Edi Rama i quajti infermierët heronj, veçanërisht për punën e tyre të palodhur në ditët e pandemisë.

Në takimin e organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve, shefi i qeverisë tha se bluzat e bardha duhet të jenë krenarë për veten sepse ata që fusin duart në xhepat e qytetarëve janë të paktë në numër.

“Individë të caktuar nuk janë në lartësinë e këtij misioni dhe nuk meritojnë të jenë as në mes të qytetarëve të lirë. Kjo keqardhje lidhet me faktin se ne e dimë shumë mirë që individë të atillë nuk janë përfaqësuesit e armatës tuaj. E dimë shumë mirë që shumica dërrmuese e infermierëve janë heronj, nuk janë njerëz të ulët që fusin duart në xhepat e familjarëve për të bërë detyrën në raport me pacientët.

Nuk duhet të ligështoheni nga balta që e merrni të gjithë bashkë, nuk duhet të humbisni sensin e punës së jashtëzakonshme që jeni duke bërë. Duhet të jeni çdo ditë krenarë kur dilni nga shtëpia për të shkuar në punë dhe kur ju bie për të shkuar në shtëpi. Ajo që ju po bëni për popullin shqiptar është historike dhe kontributi është i paçmueshëm.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME