Categories Sport

Juve rikthehet me polemika në krye të Seria A, Real nuk përfiton plotësisht nga humbja e Barcelonës

Inter ka shijuar vetëm pak orë kreun e kampionatit në javën e 11 të Seria A pasi Juventus ka fituar minimalisht 0-1 derbin kundër Torinon. Takimi mes dy skuadrave të një qyteti u ndez në minutën e 11 kur Matis de Ligt preku topin me dorë brenda zonës, por për arbitrin gjithçka ishte e pastër, madje e pa të arsyeshme edhe mos përdorimin e VAR. Një episod që ka shkaktuar shumë polemika dhe që kushtëzoi ndeshjen, e cila u zgjidh vetëm në minutën e 70, me protagonist sërish mbrojtësin holandez de Ligt.

Gjithsesi kaq ishte e mjaftueshme për të marrë fitoren dhe për t’u rikthyer në krye të kampionatit me 29 pikë, 1 më shumë se Interi i vendit të dytë që më herët mposhti Bologna-n me përmbysje 1-2. Të dy golat për zikaltërit u shënuan nga Romelu Lukaku.Ndërkohë në Spanjë pas humbjes së Barcelonës u regjistrua një tjetrër surprizë. Real Madrid barazoi pa gola në Bernabeu kundër Betis duke humbur mundësinë për t’u shkëptur i vetëm në krye të klasifikimit. Më shumë se barazimi 1-1 nuk ka shkuar as skuadra tjetër e Madridit, Atletico, e cila është në ndalur në transfertë kundër Sevillia-s. Pas 12 javësh skuadra e Simeone-s renditet në vendin e tretë me 21 pikë, 1 më shumë se Barcelona e vendit të parë dhe Reali i Madridit të vendit të dyte, por me ndryshimin se si Barcelona ashtu edhe Reali kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar, pikërisht përballjen ‘El Clasico’.

Në Premier League vijon ecuria pozitive e Chelsea-s që kundër Watford këtë javë ka marrë fitoren e pestë radhazi. Blutë e Londrës kanë triumfuar në transfertë 1-2 falë golave të Abraham dhe Pulisic.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME