Categories Sport

“Juventus” e nis me poker, “Milan” ngec në premierën e Ibrahimoviç

Pas pushimeve të dhjetorit ka nisur sërish kampionati italian i futbollit. Pas fitores së djeshme të Lacios 2-1 ndaj Breshias dhe humbjes 2-0 të Romës ndaj Torinos, sot ka qenë radha e Juventusit dhe Milanit të zhvillonin ndjeshjen e parë të 2020-ës. Juventusi e nisi mbarë vitin e ri, pasi arriti të mposhtë bindshëm 4-0 Kaljarin në “Allianz Stadium” dhe të shkëputet përkohësisht në krye të renditjes, në pritje të ndeshjes mes Napolit dhe Interit në mbrëmje.

Pasi dështuan në Superkupën e Italisë përballë Lacios, në ndeshjen e fundit për vitin që lamë pas, të besuarit e Sarrit ishin impenjuar maksimalisht pasditen e sotme dhe dominuan takimin gjatë gjithë 90 minutave, me një Ronaldo në superformë që shënoi dhe një tregolësh. Milani nuk fiton as me Zlatan Ibrahimoviç në fushë, me suedezin që pasi tërhoqi vëmendjen e botës me transferimin te kuqezinjtë, nuk arriti të bëjë asgjë për t’i dhënë skuadrës fitoren në ato 35 minuta që qëndroi në fushë përballë Sampdorias.

Vijon të dhurojë paraqitje mjaft bindëse Atalanta, që pasi mposhti Milanin 5-0, të njëjtin rezultat e përsëriti edhe pasditen e sotme përballë Parmës, në “Gewiss Stadium”, duke konfirmuar se ka sulmin më të mirë të kampionatit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME