Categories Sport

Juventusi insiston për Eriksenin

Juventusi duket se ka hequr dorë nga Paul Pogba dhe tash ia ka vënë syrin mesfushorit të Tottenhamit, Christian Eriksen Juventusi është në kërkim të një mesfushori kualitativ për sezonin e ardhshëm, .“Bianconeri” duket se kanë hequr dorë tashmë nga Paul Pogba, të cilin synonin ta rikthenin në Torino.

Tash, kampioni italian ia ka vënë syrin mesfushorit të Tottenhamit, Christian Eriksen. Nëse jo këtë verë, Juve do të mundohet ta transferojë lojtarin vitin tjetër pa para, duke e pasur parasysh se atij i skadon kontrata me Spurs në vitin 2020. Bardhezinjtë duan të veprojnë njëjtë si me Aaron Ramseyn, të cilin e siguruan pa para disa muaj më herët, duke e pasur parasysh se kontrata me Arsenalin do t’i skadonte.

Eriksen ishte lidhur me një kalim në Manchester United në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës, por preferencë e tij është Real Madridi, edhe pse gjiganti spanjoll nuk është bërë i gjallë kohëve të fundit për yllin danez.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME