Categories Sport

Juventusi shkatërron Leçen, tani +7 pikë nga Lacio

Juventusi vuajti vetëm në pjesën e parë, por ia doli të siguronte fitoren e radhës në kampionat. Bardhezinjtë prisnin në shtëpi Leçen e vendit të tretë nga fundit dhe fituan 4-0. Sfida u bë më e lehtë për djemtë e Sarrit pas ndëshkimit me të kuqe të Lucionit në minutën e 32-të. Mbrojtësi mik gaboi dy herë, në kontrollin e topit dhe faullin e kryer si lojtar i fundit. Kryesori i tregoi të kuqen dhe miqtë mbeten shumë herët me një lojtar më pak.

Cristiano Ronaldo dhe Bernardeschi humbën dy raste të pabesueshme pas këtij episodi dhe pjesa e parë u mbyll pa gola. Pushimi i bëri mirë Juventusit, që zgjidhi gjithçka brenda tetë minutave. Paulo Dybala realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 53-të.

Rrjeta e nëntë në kampionat për argjentinasin, ndërsa te goli shkoi edhe CR7. Ylli portugez nuk gaboi nga pika e bardhë dhe gjeti golin e 23-të në Serie A për këtë sezon. Ciro Immobile është vetëm katër gola larg, ndërsa “Zonja e Vjetër” i largohet me shtatë pikë Lacios ndjekëse (luan nesër përballë Fiorentinës). Në fund pati festë edhe për Gonzalo Higuain e Matthijs De Ligt. Pipita gjeti golin pas një asisti fantastik me finte të Ronaldos, ndërsa mbrojtësi holandez realizoi me kokë pas krosit të Douglas Costës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME