Categories Sport

Juventusi triumfon në Gjermani, Bajerni thyen Totenhemin. Ja rezultatet e mbrëmjes

U luajtën mbrëmjen e sotme, ndeshjet e fundit në fazën e grupeve të Champions League. Juventusi fitoi 0-2 në fushën e Bajer Leverkusenit, me gola të Kristiano Ronaldos dhe Gonzalo Higuain, të dy në pjesën e dytë. Me këtë fitore, bardhezinjtë konsolidojnë pozitat në vendin e parë me 16 pikë. Në takimin tjetër të grupit, Atletiko e Madridit fitoi 2-0 ndaj Lokomotivës së Moskës. Golat për spanjollët u shënuan nga Zhoao Feliks dhe Felipe, nga një për secilën pjesën. Atletiko kualifikohet në fazën tjetër të Champions, në vendin e dytë me 10 pikë. Vazhdon në Europa League Bajer Leverkusen si vendi i tretë.

Bajerni i Mynihut mposhti 3-1 Totenhemin e Murinjos në shtëpi. Golat e Koman, Myler dhe Kutinjos i dhanë triumfin bavarezëve, ndërsa vetëm goli i Sesenjo nuk mjaftoi për “spërsat”. Pavarësisht ndeshjes së sotme, Bajerni dhe Totenhemi kualifikohen në fazën tjetër, përkatësisht si vendi i parë dhe i dytë. Olimpiakosit fitoi minimalisht 1-0 ndaj Crvena Zvezdës në takimin tjetër. Kjo fitore i shërbeu grekëve të kapin vendin e tretë, dhe të vazhdojnë në Europa League. Fitore arritën edhe Reali i Madridit dhe PSG në grupin A, dhe të dyja vazhdojnë në fazën tjetër. Ndërkohë vendin e tretë në grupi e mban Klub Bryzh.

REZULTATET
Bajer Leverkusen-Juventus 0-2
/ Ronaldo 75′, Higuain 92′

Atletiko Madrid-Lokomotiv Moskë 2-0
GOL: Zhoao Feliks 17′, Felipe 54′ /

Bajern Mynih-Totenhem 3-1
Koman 14′, Myler 45′, Kutinjo 64′ / Sesenjo 20′

Olimpiakos-Crvena Zvezda 1-0
El Arabi pen. 87′

PSG-Gallatasarai 5-0
Ikardi 33′, Sarabia 35′, Nejmar 47′, Mbape 63′, Kavani pen. 83′ /

Klub Bryzh-Real Madrid 1-3
Vanaken 55′ / Rodrigo 53′, Vinicius 64′, Modriç 91′

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME