Një k .rim brenda në familje ka tronditur qytetin e Librazhdit mbrëmjen e sotme. Një burrë ka ma.sakruar me th.ikë gruan e tij dhe më pas është hedhur nga ballkoni i katit të shtatë të pallatit ku ka gjetur v.dekjen e menjëhershme. Vi .ktima është Daut Gjokola 50 vjeç.
Burime nga spitali i Librazhdit konfirmojnë edhe v.dekjen e gruas, Lule Gjokola. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Burime nga vendngjarja raportuan se mes çiftit ka patur një grindje në familje. Më pas thuhet se kryefamiljari ka qëlluar me thi.kë disa herë bashkëshorten që është transportuar në gjendje kritike në spital por që më pas për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë. Autori i ngjarjes në depresion të thellë pas kr.imit është hedhur nga kati i 7-të dhe ka gjetur v.dekjen.
Nuk dihet paraprakisht motivi i k.rimit në familje. Dyshohet se shkak i agresivitetetit të bashkëshortit ka qenë xhe.lozia. Burime pranë familjes ku ndodhi tragjedia bënë me dije se familja në fjalë nuk ka patur probleme ekonomike. Madje njihej si në ndër familjet me mirëqenie pasi disponon disa apartamente dhe biznese.