Categories Lajme

“Ka ardhur këtu ai pijaneci që më ecte shtrembër rrugës?”, martesa 45-vjeçare në krizë

Bujari ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” bashkëshorten e tij prej 45 vjetësh, Bajamen. Në insertin e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan Bajamja thotë se me Bujarin ka patur vetëm konflikte dhe nuk mund të rrinë në një shtëpi.

Bujari është i pari që merr fjalën në seancën e ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq”. Më herët ai tha se është i diagnostikuar me kancer dhe nis të shpjegojë më hollësisht për sëmundjen e tij. sipas asaj që ai deklaron në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ka një formë të rrallë të kancerit për të cilën mjekët në Londër i kanë kërkuar të kryejnë studime në trupin e tij.

Bujar: Po para 12 vjetësh u diagnostikova me kancer o zonjë dhe nga ajo pamundësia meqenëse ishin 10 diagnoza nga zemra, nga kanceri, jam akoma me metastaza në trup! Kam bërë 5 kimio e pa numëruar radioterapi dhe u detyrova mbasandej më thanë doktorët në mëshirë  të Zotit, ti do ta japësh trupin që ne të studiojmë.

Çdo njeriu i dhimbset jeta, ne do t’i heqim të gjithë, por trupin  tënd do ta studiojnë shumë doktorë që do konkurrojnë këtu, të shohin se kanceri im zoti Ardit, 8 veta e kishin në Angli, më thanë specialistët, doktorët, profesorët, të gjithë në qendrën universitare të Londrës. Unë gjithmonë edhe tani, unë nxjerr gjak nga goja.

Bujari cek disi konfliktin me Bajamen, gruan e tij dhe lë të kuptohet se bëhet fjalë për një shtëpi dhe thotë se ky problem i ka shkaktuar stres shumë të madh.Bujar: Më beso nuk fle, valiumi nuk më jep. Bëj morfinë more morfinë! Unë marr 60 njësi në ditë insulinë. Doktorët mendojnë tani do të të presim këmbën. Gjaku yt është regjur, gjaku im është regjur, gjaku im mori fund! Do duroj dhe këtë, nuk kam mundësi ta duroj më këtë! Kjo duhet të ikë!

Bajame: Ka ardhur këtu ai pijaneci që ka 45 vjet që më mori jetën? E gjeti rrugën këtu që më ecte shtrembra-shtrembra rrugës? Që i bie gjithë jetës, gjithë kënetës vetëm pije? Vetëm dajak e sherr?  O ai,  o unë të dy në një shtëpi ne nuk rrimë kurrë se ne po vrasim njëri-tjetrin, po e vrasim  pa të drejtë, po e vrasim për hir të atyre që hëngrën lekët dhe ne të dy po vritemi!

Bajamja  hyn në studio me një tufë letrash në duar dhe menjëherë nis një përplasje me tone të larta me Bujarin.

Bajame: Këtu je ti ore? Këtu ke ardhur ti? Çfarë kërkon këtu ti?

Bujar: Ti ça do këtu? Ti! Se na ke nxjerrë në 4 rrugët na ke nxjerrë!

Bajame: Ça kërkon këtu? Unë nuk të kam nxjerrë, unë nuk të kam bërë asgjë ty!

Bujar: Na shkatërrove fizikisht! Turp të kesh!

Bajame: Asgjë nuk të kam bërë! Turp të të vijë ty që ke prurë gruan e 45 vjetëve! Që kemi 3 fëmijë!

Bujar: Na ke nxirë jetën, na ke nxirë jetën!

Bajame: Të të vijë turp! S’të kam bërë asgjë!

Bujar: Si nuk më ke bërë? Thirri mendjes!

Bajame: Ia ke bërë vetes se i ke njerëzit e tu!

Bujar: Duhet të ikësh, nuk rri më me mua, ti s’je më bashkëshortja ime!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME