Categories Lajme

‘Ka biznese dhe lidhje me Gjukanovic….’/ Plas mes Vuçiç dhe pro-serbit fitues të Malit të Zi

Serbia dhe Mali i Zi është pritur që do të ndërtojnë marrëdhënie të mira pas rezultatit të zgjedhjeve në Podgoricë. Por, një intervistë për një televizion në Sarajevë e atij që shihet si kryeministri i ardhshëm i Malit të Zi, Zdravko Krivokapic, ka shqetësuar Serbinë. Krivokapic ka akuzuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, se ka biznese dhe është i afërt me presidentin, Milo Gjukanovic. Presidenti Vuçiç, gjatë një ceremonie të kadetëve të ri policorë i ka çuar një porosi.

“Jam i sigurt që ai ose do të thotë se ka gënjyer ose do të sjellë dëshmi. E di që fakte nuk mund të sjellë pasi unë nuk jam biznesmen”, thotë ai. Serbia ende nuk ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve dhe nuk ka çuar urime. Beogradi dhe Podgorica kanë pasur marrëdhënie gati armiqësore politike, pavarësisht se quhen vëllezër. Vuçiç tha se shpreson për marrëdhënie të mira. “Të bëjnë çtë duan, ne do të rrimë të qetë dhe të presim. Gjithmonë do ti presim vëllezërit tanë për bashkëpunim të mirë”, shtoi ai. Deklaratat e Krivokapic kanë shqetësuar edhe një pjesë të shtypit serb, të cilët e kanë quajtur qeverisjen e re në Mal të Zi më të keqe se e vjetra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME