Categories Lajme

‘Ka edhe nxënës të vr arë prej gja kmarrjes’/ Prag 7 marsi, rrëf ehet mësuesja që punon me fëmijët e ngujuar

7 Marsi është një datë e rëndësishme, që u dedikohet atyre njerëzve që kontribuojnë në formimin, edukimin dhe arsimimin e çdo njeriu, që në fillimet e tij dhe deri në krijimin e profilit profesional sipas zgjedhjeve personale të secilit.

Ky profesion tejet fisnik, në vetvete duhet konsideruar si një mision i mirëfilltë. Në emisionin “Historia ime” në TV Klan ishte e ftuar një mësuese, e cila e konsideron pasion dhe mision, mësimdhënien dhe edukimin dhe e dashuron profesionin e saj.

Liljana Luani është një mësuese, e cila ndryshe nga shumë kolegë të saj e ushtron profesionin edhe në kohën e lirë, duke kontribuar për një grup fëmijësh, të cilët janë të prekur nga fenomeni i gja kmarrjes dhe të detyruar prej ngujimit nuk mund të shkojnë në shkollë si moshatarët e tjerë.

Sakrifica, kilometrat e largëta që përshkon për të shkuar tek këta fëmijë dhe koha që sakrifikon nga familja e saj, nuk llogariten aspak për të.

Prej 40 vitesh, ajo ushtron këtë profesion dhe prej 15 vitesh punon me fëmijët me problematikë gja kmarrjen dhe njëkohësisht me familjet e tyre duke ndihmuar me problemet që ata kanë, duke i çuar zërin e tyre deri tek organet kompetente, që janë përgjegjëse për zgjidhjen e këtij problemi.

Mirela Milori: Prej sa kohësh merresh dhe ndihmon fëmijët e ngujuar?

Liljana Luani: Unë kam afro 40 vite si mësuese, e kam filluar punën time në Malësi të Dukagjinit në vitet e para, por 25 vitet e fundit, unë jam mësuese në shkollën “Pashko Vasa”, në qytetin e Shkodrës. 15 vite kanë kaluar, që unë punoj me fëmijët me problematikë gja kmarrjen dhe me familjet e tyre tashmë edhe si mësuese, por edhe si aktiviste do thosha. Duke ndihmuar nënat, familjet me problemet që kanë, duke i çuar zërin e tyre deri tek organet kompetente, ato që janë përgjegjëse për zgjidhjen e këtij problemi. Përpiqem me aq forcë sa kam.

Mirela Milori: Si është dita jote, se me sa kuptova ti mbaron punën në shkollë dhe pastaj shkon nëpër shtëpitë e fëmijëve të ngujuar?

Liljana Luani: Po është e vërtetë!

Mirela Milori: Çdo ditë apo?

Liljana Luani: Çdo ditë se fëmijët janë në kahe të ndryshme, domethënë në zona të ndryshme dhe i bie çdo ditë të jem e zënë, çdo ditë pasi mbaroj mësimin.

Mirela Milori: Çfarë moshe janë?

Liljana Luani: Jo vetëm fëmijë nga klasa e parë deri në të nëntën, por edhe fëmijët e shkollës së mesme tashmë sepse janë nxënësit e mi që përpiqem t’i ndjek edhe në shkollën e mesme.

Mirela Milori: Sa fëmijë janë gjithsej?

Liljana Luani: Me thënë të drejtën nuk më pëlqen të flas shumë me statistika, por është një numër i konsiderueshëm fëmijësh që unë punoj me to, në zona të ndryshme. Fëmijë që nuk shkojnë fare në shkollë ka pak, fatmirësisht ka pak. Për arsye se tashmë një pjesë janë rritur dhe kanë ikur jashtë, ose kanë dalë prej sistemit arsimor dhe një pjesë tjetër janë fëmijë të vegjël, me të cilët unë punoj me ta. Por unë punoj edhe me fëmijët që rre zikojnë dhe vijnë në shkollë, që është pjesa më e vështirë, që rr ezikojnë dhe me hope vijnë në shkollë. Ka patur edhe probleme me këta fëmijë.

Mirela Milori: Si rre zikojnë dhe vijnë në shkollë?

Liljana Luani: Ka fëmijë që nuk ngujohen, nuk duan, janë adoleshentë dhe nuk duan të rrinë brenda. Nuk munden të rrinë brenda të ngujuar, dalin, mbase pa i marrë parasysh pas ojat që mund të ketë. Ka patur edhe raste që ka patur pas oja.

Mirela Milori: Ka patur raste me pas oja si? Që janë vr arë?

Liljana Luani: Po, po ka patur raste edhe me pa soja.

Mirela Milori: Që janë vra rë nxënës nga gja kmarrja?

Liljana Luani: Po, janë vr arë nxënës nga gja kmarrja.

Mirela Milori: Duke ardhur në shkollë apo duke dalë nga shkolla?

Liljana Luani: Jo, jo domethënë dy raste janë fëmijë, që kanë qenë fëmijë shkolle, nxënësit e mi, që nuk dua t’jua kujtoj prindërve të tyre sot, por një djalë dhe një vajzë janë vr arë për gja kmarrje, pasi unë kam filluar punën me ta./tvklan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME