Categories Covid-19

“Ka ende kapacitete në spitalet COVID”/ Gjata: Mjekimi që duhet të përdorin të prekurit nga koronavirusi

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata deklaroi sot kemi përballë tre muajt më të vështirë të kësaj pandemie. “Besoj fundi i vjeshtës së tretë dhe dimri do të jenë sfida më e madhe që ka kaluar ndonjëherë shëndetësia shqiptare dhe që do të kalojë shoqëria shqiptare. Ditët më të vështira i kemi ende përpara. Është një situatë që kërkon solidaritet të madh. Me ftohjen e kohës dihet që virozat rriten, edhe COVID duke qenë virozë do të rrisë shpejtësinë e përhapjes. Kemi edhe virozat e tjera, që mund të mbivendosen me virusin, duke sjellë një situatë shumë të rëndë”, u shpreh Gjata gjatë një interviste në medie.

Ai bëri të ditur se spitalet rajonale janë të pajisura me oksigjen dhe respiratorë për të patur mundësi për trajtimin e pacientëve me COVID-19. Gjata tha se një pjesë e stafit të këtyre spitaleve kryesisht infeksionistët kanë ardhur me periudha kohore të caktuara në Tiranë, pranë spitalit COVID 1 për të marrë eksperiencë, që të jenë të përgatitur për trajtimin e pacientëve në spitalet rajonale.

Megjithatë, tha Gjata, në spitalet COVID 1,2 dhe 3 ka ende kapacitete për pacientët që do të kenë nevojë për trajtim. “Ka shtretër në dispozicion. Janë 180 shtretër në senatorium, 130 te Infektivi, janë 150 shtretër të ish-kirurgjia dhe 115 shtretër të dedikuar për pacientët me COVID te spitali COVID 4” tha Gjata.

Gjata apeloi qytetarët që në momentin që ata shfaqin shenja të COVID-19 duhet të kontaktojnë mjekun e familjes dhe do të jetë ai që do të orientojë ata për hapat që duhet të ndjekin për trajtimin e COVID-19.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos u drejtohen farmacive për të marrë antibiotik, pasi kjo vetëm sa do të dëmtonte organizmin e tyre. Njëkohësisht ai, këshilloi përdorimin e vitaminave që rrisin imunitetin si vitamina C, D dhe E, apo zinku. Gjata u shpreh se i kemi dhënë një peshë shumë të madhe trajnimit dhe edukimit të mjekëve të familjes për të trajtuar pacientët me COVID-19.

Sipas tij, mjekimi në spitalet COVID është i specifikuar për pacientët.

“Mjekimi bëhet i specifikuar për pacient, sipas situatës dhe gjendjes që ka. Nuk mund të jetë i njëjti mjekim për të gjithë pacientët, pasi një pacient që ka mbingarkesë të mushkërisë, nuk mund të ketë mjekim të njëjtë me atë që ka mbingarkesë të zemrës apo problem me veshkat”, u shpreh Gjata. Në spitale, tha Gjata, janë të gjitha medikamentet që nevojiten për trajtimin e tyre.

Lidhur me debatin se një infermier ka një numër të lartë pacientësh për tu kujdesur, Gjata theksoi se ky informacion nuk qëndron. “Spitali Infektiv, përveç infermierëve që janë të punësuar aty, ka patur gjatë kësaj periudhe kohe edhe mbi 50 infermierë që po përgatiteshin për spitalin COVID 3 dhe 4”, bëri të ditur ai .

Rektori i UMT-së, shpjegoi edhe rëndesën psikologjike të pacientëve pas shtrimit në spitale.

“Njihet si psikozë reanimacioni, ku pacienti rëndohet psikologjikisht kur hyn në reanimacion, sidomos mosha e tretë. Nëse ne e bëjmë gogol e themi se nëse shkon në spital, vdes, imagjinojeni se me çfarë gjendjeje të rënduar hyn pacienti në spital. Duhet bërë një llogari, sa është numri i atyre që kanë humbur jetën, sa janë shtruar dhe sa janë shëruar. Do të rezultojë se mbi 90 e ca % janë kthyer me këmbët e tyre në shtëpi. Nëse ne bëjmë zhurmë për ato raste fatkeqe që kanë humbur jetën, i bëjmë një dëm shumë të madh, sidomos moshave të vjetra, pasi përveç situatës së rënduar shëndetësore, ata nuk kanë as kontakt me familjarin”, deklaroi Gjata. Ai apeloi për zbatimin e masave që parandalojnë përhapjen e COVID-19, si maska, larja e shpeshtë e duarve apo ruajtja e distancës sociale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME