Categories Sport

“Ka luajtur me Kombëtaren me pasaportë false”, Shakohoxha zbulon “sekretin” e ish futbollistit shqiptar të Kosovës

Komentatori i njohur shqiptar, Dritan Shakohoxha, e ka zbuluar një rast të jashtëzakonshëm që ka ndodhur dekada më parë në Kombëtaren e Shqipërisë, Shakohoxha derisa e ka komentuar ndeshjen e Yjeve të Shqipërisë dhe Yjeve të Italisë e zhvilluar në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë, ka deklaruar se ish-portieri i Kombëtares, Arian Beqaj, në fillimet e tij si “kuqezi” ka luajtur me pasaportë false të Shqipërisë për Kombëtaren.

“Arian Beqaj vjen nga Prizreni dhe në fillimet e tij me Shqipërinë, kishte pasaportë të ish-Jugosllavisë. Ai në fillim për Kombëtaren ka luajtur me pasaportë false”, ka thënë gjatë komentimit Dritan Shakohoxha. Portieri Beqaj në Shqipëri kishte shkuar nga Kosova si student. Ai si fillim ka luajtur me Partizanin e Tiranës kurse më pas ka bërë karrierë edhe në Greqi e Qipro. ‘Shako’ është një ndër gazetarët e afërt të Kombëtares derisa Shqipërinë e komenton tash e shumë vite.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME