Një 19 vjeçar është gjetur pa shenja jete në Stubicë, afër Pikës Kufitare Kullë, në Pejë. Ne njoftimin paraprak te policise kosovare thuhet se viktima eshte shtetasi me iniciale B.T. Ne vendin e ngjarjes kane shkuar ekipet policise qe po punonjes per zbardhjen e kesaj ngjarje te rende ndersa trupi i te riut eshte derguuar ne morg per ekspertize.
“Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima B.T. i lindur 2001 m/k/sh, është pa shenja jete. Hetuesit Rajonal DRP-Pejë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetime intensive për të mësuar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti i cili është cilësuar si (Hetim i vdekjes). Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në IML – Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftimin e policise kosovare.