Categories Lajme

Kur komshinjt merren me llafe në Tiranë

Edhe pse në kohë të vështira për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, shqiptarët nuk i kanë lënë mënjanë inatet e vjetra me fqinjët. Raste të ndryshme paraqiten çdo ditë në komisariate në kryeqytet, ku debatet janë nga më banalet. Një nga këto debate është edhe ai mes dy fqinjëve në Tiranë, ku në dosjen e disponuar nga gazeta “Si”, tregohet se dy fqinjë janë zënë pasi njëri prej tyre dyshonte se tjetri e kishte spiunuar në polici.

Sipas akuzuesit, spiunimi kishte të bënte me shitje ilegale të kafesë në lokalin që akuzuesi ka në pronësi. Por duket se kjo nuk është arsyeja e vetme, pasi në të kaluarën fqinjët kishin patur debate edhe për pompën e ujit, ndaj inati është i hershëm mes dy fqinjëve.

Gruaja S.Zh, 46 vjeçe, që akuzohet për spiunim thotë se ajo po qëndronte në ballkonin e saj në rrugën “Pandi Dardha” në kryeqytet, kur fqinjët vetëm një kat më poshtë e kanë kërcënuar.

“Babai yt ka qenë spiun, unë të kam krijuar shanset të qëndrosh këtu”, i ka bërtitur akuzuesi gruas S.ZH, ndërsa më pas vajza e akuzuesit i ka shkuar edhe në shtëpi dhe e ka kërcënuar se do ta hidhte nga ballkoni, ndërsa e ka ofenduar edhe me fjalët më të ndyra pasi dyshontese kishte spiunuar në polici. Në raportin e policisë shkruhet se është verifikuar nëse kafeneja ishte hapur ose jo, por ka rezultuar se në ambient nuk kishte asnjë dhe lokali qëndronte i mbyllur.

Nga ana tjetër, fqinji që akuzoi gruan për spiunim i ka justifikuar kërcënimet dhe sharjet ndaj 46 vjeçares me inatet e vjetra mes tyre. “E njoh shtetasen S. prej vitesh dhe debatet më të hershme i kemi pasur për pompën e ujit, të cilën e ndava për ta pasur për vete. Nuk e kam kërcënuar, por kur pashë që ajo po filmonte nga ballkoni i shtëpisë, u nxeha. Lokalin nuk e kam hapu asnjë moment dhe nuk u shërbej kafe klientëve, pasi njoftimi është që të qëndrojnë mbyllur”, u shpreh ai.

Edhe vajza e kërcënuesit ka mohuar gjithçka, ndërsa thotë se komshia i ka sharë të atin.
“Nuk i thashë do të hedh nga ballkoni, por i thashë hajde shaj këtu poshtë dhe jo aty lart”, tha ajo. Dëshmitarë në vendngjarje nuk ka patur, ndaj policia po e trajton çështjen si kanosje ndaj zonjës S.ZH, ndërsa një specialist i zonës po e shikon me përparësi mosmarrëveshjen që ka kthyer edhe inatet e vjetra mes fqinjëve. Policia thotë se ka patur shumë raste ku qytetarët e gjobitur mendojnë se janë spiunuar nga fqinjët, që ka çuar edhe në sherre. I tillë ishte edhe një rast në Allias, ku qytetari i gjobitur ka bërë sherr me një fqinj, me të cilin kishte patur edhe konflikte të mëparshme, pasi mendonte se e kishte spiunuar. Efektivi i policisë shkoi në vendngjarje dhe i pajtoi, pasi garantoi të gjobiturin se patrulla ndodhej rastësiht aty dhe nuk i kishte treguar askush.gazeta “Si”,

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME