Categories Lajme

(Video) “Do ndërtojmë 2 kantiere të reja në malet e Labërisë”, Rama inspekton punimet në segmentin e tretë të lumit të Vlorës

Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga deputeti Damian Gjiknuri dhe Alket Hyseni, kanë inspektuar punimet në segmentin e tretë të lumit të Vlorës. I pranishëm në punime ishte edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, që tha se zona me këtë projekt merr zhvillim më të madh. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj u shpreh se Kuci si fshat dikur ka pasur madje deri shkollë të mesme, duke i kërkuar Ramës që sot së paku të marrë zhvillim të mëtejshëm.

Rama deklaroi se punimet në këtë zonë për të zhvilluar turizmin ishin një premtim i mëhershëm. Ai shtoi se aksi që do të ndërtohet Gusmar – Kuc lidh Tepelenën me Himarën. Rama tha se do të ndërtojë dy kantiere të reja në Malet e Labërisë, ndërsa shtoi se segmentet e reja që pritet të ndërtohen do t’i japin më shumë zhvillim kësaj zone turistike. “Këtu mund të bësh turizëm edhe verës, edhe dimrit, nuk është njësoj si në Himarë prsh apo jo. Kjo zonë është pak e panjohur për turistët shqiptarë. Kjo është një zonë e mrekullueshme”, u shpreh Rama.

Postimi i Edi Ramës:

2 KANTIERET E REJA MES MALEVE TË LABËRISË, NJËRI SEGMENTI I TRETË I RRUGËS SË LUMIT TË VLORËS DHE TJETRI AKSI I RI MALOR GUSMAR-KUÇ, QË DO TË LIDHË TEPELENËN ME BREGUN E HIMARËS, BËJNË REALITET NJË ËNDËRR TË MOÇME, NJË TJETËR PREMTIM TË DHËNË NGA QEVERITË E SHUMË DEKADAVE, E MBI TË GJITHA MUNDËSINË E ZBULIMIT BRENDA NJË ORE NGA VETË SHQIPTARËT PËRVEÇSE NGA VIZITORËT E HUAJ, TË NJËRËS PREJ PJESËVE MË SPEKTAKOLARE TË NATYRËS SHQIPTARE🌊☀️🏔

FALË KËTIJ INVESTIMI TË MADH NIS PËR TËRË KËTË ZONË PËRRALLORE EDHE KOHA E NJË EKONOMIE TË RE RURALE, KU NATYRA, HISTORIA, PRODHIMET BIO DHE MIKPRITJA TRADICIONALE, KTHEHEN NË MOTORËT E ZHVILLIMIT TË AGROTURIZMIT ME NJË OFERTË SENSACIONALE🤩

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po përpiqej të shuante flakët që kishin përfshirë një ullishte, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër

Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, teksa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident tragjik

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Raiffeisen Bank, qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dogji mbeturinat, po flakët u përhapën, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Mallakastrës, pasi dyshohet se ndezi zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit…

LEXO ME SHUME