Categories Lajme

“Ka një foshnje 4-5 muajshe”, gazetarja flet për arrestimin e motrës së Arben Ndokës

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga arrestimi i motrës së ish-deputetit të PS-së Arben Ndoka, Mimoza Ndoka, e cila akuzohet për falsifikim dokumentesh përmes të cilave është tjetërsuar prona në zonën e ‘Ranës se Hedhun’.

Lala tha se masa ‘arrest me burg’ për motrën e Ndokës mund të ishte parë me vëmendje, pasi ajo ka një foshnjë vetëm 4-5 muaj të cilin e ushqen me gji.

Gazetarja shtoi se “ne kemi një kriminel që është liruar se i dhimbte gjuri. Në rastin e kësaj zonje, është i rëndë.”

“Pikëpyetja ime në çështjen e familjes Ndoka, lidhet vetëm me një emër. Bëhet fjalë për motrën e Ndokës, Mimoza Ndoka. Ajo është e martuar, nënë e një fëmije 4-5 muajsh. Prokurorja Përgjithshme e kritikohet ashpër përpara komisionit të vettingun që nuk ka qenë e kujdesshme për të caktuar masë ‘arrest me burg’, pasi nuk shohin masa të tjera alternative. Zonja në fjalë dyshohet për falsifikim dokumentesh përmes të cilave është tjetërsuar prona. Si ka mundësi që Prokuroria dhe gjykata ka kërkuar ‘arrest me burg’ për një nënë që ushqen me gji fëmijën. Sot në orën 19:00 ajo kishte orarin për të takuar fëmijën. Mund ta linin në ‘arrest shtëpie’ me byzylyku. Në 12 orët e para nuk është lejuar të takohet me fëmijën. Zonja në fjalë nëse ka kryer krim, duhet të marrë dënim. Pasi grabitja e pronës është e rëndë, por kemi në lojë një fëmijë të vogël. Ne kemi një kriminel që është liruar se i dhimbte gjuri. Në rastin e kësaj zonje, është i rëndë. Por Prokuroria duhet të jetë e kujdesshme”, tha Lala në “Dritare me Rudinën”.

Ndërkohë kujtojmë se përveç ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka, në pranga për akuzën e tjetërsimit të pronave është vënë edhe vëllai dhe motra e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME