Categories Lajme

Ka përfunduar mbledhja e parë e Këshillit të ri Bashkiak të qytetit të Vlorës

Ka përfunduar mbledhja e parë e Këshillit të ri Bashkiak të qytetit të Vlorës, e parashikuar për tu zhvilluar në datën 6 shtator por për shkak të rendit të ngjeshur të ditës u vendos që mbledhja të shtyhej për datën 9 shtator 2019.Mledhja e këshillit bashkiak ka nisur në orën 10:00 teksa është diskutuar një prej pikave të rendit të ditës e cila mbeti pezull gjatë seancës së të premtes.

Këshilli i ri bashkiak është drejtuar nga Migena Balla në rolin e kryetares, Simo Petronilo nën kryetar i këshillit bashkiak, si edhe Agron Gjipali.Në seancën e sotme është diskutuar një prej pikave kryesore e cila kishte të bëntë me tenderin e pastrimit të territorit i cili përfshihet në bashkinë e Vlorës.Seanca e të hënës nisi menjëherë me debate lidhur edhe me sygjerimet si edhe me ankesat që kishin antarët e këshillit bashkiak me tenderin e pastrimit.

Sipas tyre kjo pikë mbetet ende për tu diskutuar pasi Vlora nuk mund të vazhdoj të fshihet ende me fshesë të përberë nga gjeshtra ose e quajtur ndryshe si fshesë melakuqe, e cila jo vetëm që nuk pastron por gjithashtu ndot ambientin.Sipas këshilltarëve tenderin e ri duhet ta fitoj firma e cila plotëson kushtet e nevojshme për pastrimin e qytetit në mënyrë më dinjitoze me makineri më të modernizuara.Dyshime pati edhe lidhur me vlerën edhe koston e madhe që do të bënte të mundur pastrimin e territorit të bashkisë Vlorë, 11 milion euro, e thënë ndryshe 15 % më shumë se vlera që ka qënë e domosdoshme për të pastruar Vlorën gjatë viteve 2014-2019

Përgjigjet për të gjithë atntarët e këshillit të ri bashkiak lidhur me këtë temë u dhanë nga Talla Zanaj, Drejtor Ekonomik i Bashkisë së Vlorës.Sipas Zanaj ky tender i ri nuk ëhstë i vlefshëm për një mandat 5 vjecar, është i vlefshëm deri në momentin e krijimit të landfilldit të ri të qytetit të Vlorës i cili do të ndërtohet në Shërisht nga një firmë prestigjoze gjermane.Përsa i përketë kostos vlera e hartuar e tij është vendosur në përputhje me firmën gjermane e cila ka kryer studimet për mënyrën sesi nevoitet të pastrohet një qytet si Vlora.

Kemi 15 % rritje të vlerës së pastrimit pasi janë rritur njësitë e banimit si edhe rrugët e qytetit që prej viti 2014, Në këtë kosto përfshihen 17.110 kontenier mbeturinash, si edhe vlerën më të madhe të saj rreth 53 % e zënë pagat e punëtorëve, 37 % karburantet edhe vetëm 10 % shkon për shpenzime të tjera.Tenderi për pastrimin e qyteti duke filluar nga ky vitë edhe deri në momentin e ndërtimit të landfilldit të Sherishtës do të jetë një garë e hapur, ku mund të kandidojnë të gjitha firmat që plotësojnë kushtet sipas legjislacionit.

Në përfundim të mbledhjes së këshillit të ri Bashkia edhe ky nen i ditës është miratuar me votat e antarëve të rinjë të këhillit të ri bashkiak 48 vota pro 2 kundra, një abstenim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME