Categories Lajme

Bie një tjetër dekret/ PS-ja rrëzon Metën edhe për rezervat e shtetit, kompetencat i merr Rama

Ndërkohë që presidenti Ilir Meta dëshmonte përballë deputetëve të Kuvendit në Komisionin Hetimor në lidhje me çdekretimin e zgjedhjeve të datës 30 qershor, deputetët në Komisionin e Sigurisë kanë rrëzuar dekretin e presidentit Meta për “Për rezervat materiale të shtetit”.

Pak ditë më parë presidenti Meta ktheu në Kuvend për rishqyrtim ligjin, “Për rezervat materiale të shtetit”, për të cilin opozita tha se me ndryshimin e ri kryeministri Edi Rama merr të drejtën e blerjes së arit në Shqipëri.

Deputetja e Partisë Socialiste Antoneta Dhima ka deklaruar gjatë komisionit se e rëndësishme është që të kontrolli ndaj mallrave A, të kryhet në mënyrë të imtësishme. Në arsyet e kthimit të ligjit, Presidenti Meta deklaronte se ndryshimi i bërë nga qeveria është i pajustifikuar.

Sipas tij, ky ndryshim përbën rrezik të shtuar për cenimin e interesit publik, që mund të vijë nga keqadministrimi dhe shpërdorimi i pushtetit vendimmarrës për lëvrimin e mallrave të rezervave të shtetit, pjesë e grupit A.

Ligji e ndryshonte të drejtën për lëvrimin e mallrave rezervë të shtetit që bëjnë pjesë në grupin A, duke e zëvendësuar miratimin e lëvrimit të tyre nga “me vendim të Këshillit të Ministrave” siç parashikon aktualisht ligji në fuqi, me një akt individual, “Urdhër të Kryeministrit”. Qeveria argumentonte se kjo bëhej për të thjeshtuar proçedurat. Në nisje të sesionit të ri parlamentar shumica po rrëzon të gjitha dekretet e kthyera nga Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME