Categories Lajme

“Ka qenë në sirtar për tre dekada”, Rama për tunelin e Llogarasë:E kemi futur në rrugën e jetësimit

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur ditën e sotme një konferencë nga kantieri i ndërtimit ku do të nisin punimet për Tunelin e Llogarasë. Në fjalën e tij kryeministri është shprehur se ky ka qenë një projekt që ka ndenjur në sirtar për tre dekada. Por, sipas tij, tashmë ky projekt është në rrugën drejtë jetësimit.

“Një projekt që ka qenë në sirtar për tre dekada. Një nga kryefjalët e premtimeve të të gjithë atyre që kanë kaluar nga këto anë në fushata elektorale gjatë tre dekadave dhe ndryshe nga të tjerët, ne zotimin tanimë e kemi futur në rrugën e jetësimit në realitet.”- tha Rama.

Sipas Ramës, tuneli do të bëjë shkurtim të konsiderueshëm të kohës, do të rrisë sigurinë si dhe do të ofrojë një lidhje organike me segmentin e Orikumit dhe pastaj edhe me Bypass-in e Vlorës.

Kryeministri Edi Rama teksa ka treguar gjithë vijueshmërinë e punëse dhe kohën e gjatë që i është dashur këtij projekti për tu jetësuar, ai ka numëruar gjithashtu edhe kaniterët e rinj të ndërtimit që pritet të nisin nga puna për projekte të ndryshme. Rama i ka konsiuderuar këta kantierë si “fabrikë buke” duke marrë parasysh numrin e personave që pritet të punësohen në to.Ndër të tjera kryeministri i ka konsideruar gjithashtu edhe si një tjetër motor për ekonominë e vendit.

“Një port për jahtet që përsëri është një tjetër motor për ekonominë e vendit.
Këto janë të gjitha ‘fabrika buke’ që sjellin hallka të reja të zinxhirit të vlerës. Në portin turistik të Vlorës do ketë shumë shërbime që do i kryejnë vendasit që do të thotë do ketë shumë vende pune, fluks të shtuar njerëzisht që do vijnë për të dalë, për të shëtitur, për të ngrënë, për të fjetur dhe do të sjellin para”, tha Rama ndër të tjera.

Ndër të tjera, në mbyllje të fjalës së tij Rama është shprehur se nuk pret shirita në nisje të punimeve, teksa është i fokusuar tek fundi i tyre. “Unë nuk pres shirita, nuk besoj tek gërshërët sepse jam shumë i fokusuar tek fundi, jo tek fillimi i punëve, por meqë këtë rast nuk është shirit, por buton dhe dikush duhet ta shtypë këtë buton, kërkova që ajo vajza që u bë ikonë e këtij ndërtimi ta shtypë butonin”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME