Categories Lajme

Kadastra e Vlorës sërish pa drejtor, iku dhe i 5-ti në më pak se një vit

Kadastra e Vlorës sërish pa drejtor. Bilbil Aliaj duroi vetëm 3 muaj në këtë detyrë për të dhënë dorëheqjen si ish drejtuesit e tjerë.  Nuk janë bërë publike shkaqet zyrtare të dorëheqjes por Aliaj u vendos në këtë detyrë më 4 shkurt 2020 për të zëvendësuar në këtë detyrë Taulant Cinamatin, drejtr I komanduar i cili udhëhoqi kadastrën e Vlorës për 4 muaj pas dorëheqjes së bordit drejtues dhe disa shkarkimeve të njëpasnjëshme.

Sërish shkaku i dorëheqjes së Aliajt dyshohet se kanë të bëjnë me konfliktet e hershme për disa prona në bregdet.

Prej vitesh Kadastra e Vlorës eshte përfshire nga një valë dorëheqjesh dhe detyroi hetime të thelluara nga Policia dhe KLSH  për abuzime me pronat, pasi denoncimit muaj me pare në RTV ORA të skandalit të moszbatimit të një vendimi të Gjykatës së Lartë

Jo vetem drejtues të Kadastrës kanë dhënë dorëheqjen, por dhe 6 juristë  u pushuan nga puna.Në 6 vitet e fundit Hipoteka e Vlorës është drejtuar nga:

Bilbil Aliaj (shkurt 2020-maj 2020)

Taulant Canameti (Nentor 2019-shkurt 2020)

Elona Hodaj, shtator 2019-tetor 2019 (më pak se 1 muaj)

Alteo Nazëraj, shtator 2019-shtator 2019 (10 ditë)

Florian Almadhi, maj 2019-shtator 2019 (5 muaj)

Klodian Troci, korrik 2018–shtator 2019 (në maj qe kaluar nëndrejtor, 1 vit e 2 muaj)

Sokol Banaj, janar 2018–korrik 2018 (6 muaj)

Rezart Elmazi, tetor 2015-korrik 2017 (1 vit e 10 muaj)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME