Categories Lajme

Kadilli: Basha është humbës, unë riktheva garën në PD, kam meritë

Kandidati për kreu e Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli shprehet se është merita e tij për rikthimin e garës brenda kampit blu. Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, ai kritikoi kryedemokratin Lulzim Basha për rezultatet humbëse të vazhdueshme që i ka shkaktuar PD-së.

“Është një garë e  pabarabartë. Kryetari që është në zyrë ka instrumentet për të shfrytëzuar avantazhet që i jep zyra. Gjithçka është e përzgjedhur dhe e filtruar nga kryetari aktual dhe punon në shërbim të tij.

Kjo nuk më demoralizon. Është avantazhi moral që unë personalisht kam ndaj tij në këtë garë.  Ai shkaktoi humbje të përsëritura, kurse unë nxita dhe riktheva garën në PD. Kam meritën e kurajos dhe propozimit të parë.”

I pyetur nëse kandidatët kanë akses në listën e anëtarësisë së parties, Kadilli tha që listën e disponon vetëm Basha.

“Nuk kemi akses. Është një problem, disavanatazh tjetër. Kryetari i partisë e zotëron. Unë prnaoj çdo lloj rezultati, por punoj për të krijuar frymën që rezultati të jetë në favorin tim.  Ai po përpiqet të mbajë me çdo cmimi drejtimin e kësaj partise. Është një humbës që nuk jep më asnjë lloj shprese. Manifesti im politik shpalos një parti të fortë tek anëtari dhe jo te kryetari…Unë kam hyrë në një kauzë që e besoj, kam durimin për të përballur çdo lloj sfide për të realizuar këtë kauzë.”

Me tej, ai përsëriti qëndrimin e tij për rastin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u shpall non grata nga SHBA.

“Nuk është një garë mes nesh për raportet e partisë me Sali Berishën, gara është për të drejtuar partinë. Nëse keni parasysh raportet e fundit me dsh, une e ripersëris që Berisha ka gjithë etikën, forcën dhe energjinë që t’i sqarojë pozicionet e veta pa e dëmtuar PD-në.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME