Categories Politike

Kajmaku i përgjigjet PD: S’jam dënuar e as arrestuar në Greqi! E vërteta vonon, por nuk harron

Kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku ka deklaruar se dokumentet e publikuara nga PD-ja, ku pretendohet se ai ka qenë i arrestuar në Greqi, janë të pavërteta. Ai ka vënë theksin se ka hyrë dhe ka dalë në Greqi, disa herë para se të përzgjidhet si kandidat për Bashki, që vërteton sipas tij faktin se nuk ka qenë kurrë i dënuar, e aq më tepër i arrestuar në Greqi. Për këtë, ai ka publikuar edhe vulat në pasaportën e tij. Sa i përket emrit tjetër, Jorgo Toto, ai ka ripërsëritur që ky ka qenë një emër që ka përdorur në shtetin helen për të punuar dhe një mundësi për të marrë sa më lehtë dokumentet.

“Tellalli i PD u mor me mua prape sot, po ska problem se e verteta vonon po nuk harron. Une paskam urdher arresti ne Greqi dhe hykam e dilkam sa here dua! Ja ku e kam qe kam hyre e kam dale nga Greqia para se te dilte emri kandidat. E verteta ime do vertetohet sic e kam then, po jo nga limoni i shtrydhur i PD po nga autoritetet. Une sjam arrestuar dhe sjam denuar ne Greqi po kam bere pune me emer tjeter si gjithe shqiptaret. Po te isha ne kerkim sdo hyja dhe dilja sipas qefit! Prandaj le te hyje Luli dhe le te dali Gaz Bardhi sa te doje duke i ra fyllit me nje vrime, se rendesi ka e verteta. E verteta eshte me mua dhe une jam me te verteten! Shume shpejt do gjejne nje babale tjeter se babale mua s’me bejne dot”, shkruan Kajmaku.

Partia Demokratike nxorri  këtë të martë detaje të tjera nga dosja greke për një shtetas shqiptar Jorgo Toto, që PD pretendon se është kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. Në vendimin e gjykatës së Janinës të vitit 2003 ku kërkohet arrest me burg për Jorgo Toton, është i vendosur edhe numri unik i pasaportës, i cili nga verifikimet që PD ka bërë, i korrespondon Agim Kajmakut, kryebashkiakut të zgjedhur më 30 qershor.

Pasaporta e Agim Kajmakut

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME