Categories Lajme

Kajmaku në arrati, Prokuroria urdhër të gjithë noterëve: Njoftoni nëse paraqitet pranë jush, ndryshe do mbani përgjegjësi!

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar një shkresë Dhomës Kombëtare të Noterisë, lidhur me arratisjen e Agim Kajmakut. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se Prokuroria ka urdhëruar të gjithë noterët në vend të njoftojnë, nëse Kajmaku paraqitet pranë tyre.

“Noterët të njoftojnë policinë, nëse para tyre paraqitet Agim Kajmaku. Nëse nuk njoftojnë, noteri do të mbajë përgjegjësi ligjore”, thuhet në shkresën e Prokurorisë.

Shkresa iu është shpërndarë të gjitha zyrave të noterisë në vend dhe mban firmën e drejtuesit të seksionit, Kolë Hysenaj.

Kajmaku është shpallur në kërkim, pas shkarkimit si kryebashkiak i Vorës nga KQZ, pasi u vërtetuan akuzat e opozitës se ka qenë i dënuar në Greqi për falsifikim parash, dhe këtë gjë nuk e kishte deklaruar në formularin e Dekriminalizimit.

Për këtë arsye, ai mund të paraqitet te noteri për t’i dhënë prokurë avokatit për ta përfaqësuar.

Kajmaku akuzohet për shpërdorim detyre, falsifikim formularësh dhe kryerje të funksionit pas shkarkimit nga detyra. Kujtojmë që pas shkarkimit si kryebashkiak, Agim Kajmaku kishte firmosur largimin nga detyra të dy nënkryetarëve të bashkisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME