Categories Lajme

Organizohet në Preshevë protestë për bashkim kombëtar

Shqiptarët e Luginës së Preshevës do të protestojnë për bashkim kombëtar më 28 nëntor. Një gja e tillë është konfirmuar përmes një njoftimi për media nga Zyra e OVL- UÇPMB-së në Preshevë.Mes të tjerash në njoftim thuhet se shqiptarët kanë bërë përpjekje shekullore për të realizuar të drejtën e tyre për bashkim kombëtar.

Njoftimi i plotë: Shqiptarët janë duke bërë përpjekje shekullore për të realizuar të drejtën për bashkim kombëtarë. Këtij ideali madhor i kanë ndihmuar sakrifica të gjeneratave nga e kaluara e lavdishme, e tashmja dhe ardhmja. Shqiptarët kanë dhënë dëshmorë në luftëra për bashkim kombëtarë. Kanë zhvilluar rezistenca aktive e paqësore, kërkesa e protesta para bashkësisë ndërkombëtare dhe shumë akte tjera në shërbim të kauzës për bashkim. Të dashur qytetarë, të dashur bashkëkombas atdhetarë shqiptare po i jetojmë momentet vendimtare kur po bisedohet për zgjidhjen përfundimtare të çështjes shqiptaro serbe. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB – së fton qytetarët e Kosovës Lindore që t’i bashkangjitemi protestës që do të organizohet më 28 Nëntor të këtij muaji, Dita e Flamurit, dita e Pavarësisë së shtetit të Shqipërisë. Prej një mijë arsyeve qē do të duhej të protestonim kundër këtij regjimi, një e veçojmë; ngritjen e zërit për bashkangjitje me Kosovën. Ejani të festojmë dhe të protestojmë për autoktoninë tonë shekullore.Protestojmë kundër padrejtësive historike, për të drejtën tonë natyrale, për realizimin e amanetit të dëshmorëve, për ardhmërinë dhe dinjitetin e fëmijëve tanë. Në bashkëpunim me subjektet politike, shoqërinë civile, bashkësinë islame OVL e UÇPMB – së fton të gjithë qytetarët që t’ i bashkangjiten kësaj proteste më 28 Nëntor, në ora 11 nga Shtëpia e Kulturës në marshin protestues deri te qendra e qytetit para Kuvendit Komunal. Dil protesto me dinjitet. Protesto për autoktoni kombëtarë, autenticitet kulturorë e patriotik. Protesto për kauzën madhore. Protesto për bashkim kombëtarë./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME